Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosova rrezikon të mbetet pa energji elektrike

9 vjet ago
in Të Gjitha

Më 21 korrik në mbledhjen e fundit të qeverisë në ikje të drejtuar nga Isa Mustafa miratoi vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit, por kjo nuk kryen punë që të kemi energji elektrike edhe për shumë gjatë.
Kjo sipas drejtorit të KEK-ut qon në kolaps energjetik vendin pasi rezervat e thëngjillit garantojnë vetëm për dy javë energji elektrike.

Në mbledhjen e qeverisë, Isa Mustafa ka dhënë disa arsye pse nuk mund të ndodhë shpronësimi në këtë kohë, ani pse për shkak të situatës emergjente, KEK-u ka propozuar shpronësimin e 17 pronave të pronarëve që gjenden në afërsi të ekskavatorëve të KEK-ut në këto fshatra.

Mustafa tha se arsyeja e parë është pasi “kanë lindur probleme të konsiderueshme lidhur me vazhdimin e mëtutjeshëm të mihjes sipërfaqësore të KEK-ut në drejtim të fshatit Shipitullë dhe Hade, për shkak të asaj se me kohë nuk janë bërë shpronësimet atje dhe se çdo vonesë këtu rrezikon që të ndalet puna e KEK-ut në atë pjesë dhe të mbesim në mungesë të prodhimit të energjisë elektrike”.

Arsyeja e dytë sipas Mustafës, është se nuk mund të bëhen shpronësime emergjente në këto dy fshatra pasi kërkohen masat ligjore që nuk janë përmbushur.

Sipas kryeministrit në ikje, “në masa emergjente nuk mund të hyjnë shpronësimet në atë pjesë, por duhet të plotësohen masat ligjore”.

Arsyeja e tretë është, gjithmonë sipas kryeministrit se vonesat për shpronësim janë bërë nga vet pronarët e tokave pasi sipas tij ata janë “vonuar në kryerjen e proceseve të parapara ligjore” të cilët janë “jashtë plotësimit të këtyre kushteve”.

“Në qoftë se KEK-u në bazë të kornizës së Bankës Botërore gjënë mundësi që të arrijë marrëveshje me palët atje dhe të krijojë mundësi tjera për hyrje në pronësi sipas kornizës, është çështje tjetër, mirëpo ne procedurat ligjore është e domosdoshme që t’i përmbushim, sepse është një çështje që më së paku mund të thuhet se është emergjente, është më shumë sesa emergjente, sepse mund të dëmtohet shumë KEK-u dhe mund të dëmtohemi me furnizim me energji elektrike për arsye të vonesave”, ka thënë kryeministri.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013, raporton Insajderi.

“Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë”, ka thënë Gjukaj për Reuters.

“Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës”, ka shtuar ai.

Tags: elektrikeenergjiKEKmbetetrrezikon

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Skënderbeu humbi lojën, por jo shpresën për kualifikim

28 Feb 1984, Los Angeles, California, USA --- American singer, songwriter, record producer and entertainer known as the King of Pop, Michael Jackson and his producer Quincy Jones attend the 26th Grammy Awards ceremony. They won a record 8 awards. --- Image by © Bill Nation/Sygma/Corbis

Michael Jackson/ Gjykata vendos në favor të producentit Quincy Jones, fondacioni i detyrohet rreth 9 mln dollarë

HRW: Trupat irakiane të stërvitura nga SHBA-të kanë kryer krime lufte







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com