Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Qeveria e Kosovës është çështje numrash

9 vjet ago
in Të Gjitha
Haradinaj: SHBA të ndërhyjë, situata në Ballkan e paqëndrueshme

Sigurimi i numrave, është shndërruar në pjesën më të rëndësishme të kalkulimeve politike në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht.

Koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si subjekt fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, pritet të përballet me dy ‘beteja’ rreth krijimit të numrave. Së pari, në seancën konstituive, kërkon të gjejë mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit, i cili sipas të gjitha matematikave zgjedhore i takon që të propozohet nga ky koalicion.

Sipas Kushtetutës, “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

PDK dhe koalicioni PAN po synojnë që të kenë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për qeverinë e re.

Por, pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur më se i bindur se PAN do t’i ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.

Hoxhaj: Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli, por pritni më 3 gusht, pasi me këtë datë, fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet.

Sipas tij, faktet janë që koalicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit, andaj pas zgjedhjes së tij, do të procedohet edhe me zgjedhjen e kryeministrit dhe Qeverisë së re.

Megjithatë, ndryshe nga Hoxhaj mendojnë përfaqësuesit e subjekteve tjera në Kuvend, përkatësisht ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën.

Deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, që bën pjesë në koalicionin me LDK-në, mendon se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

Në harmoni me qëndrimet e LDK-së, por edhe partive në koalicion, AKR-së dhe Alternativës, Kusari-Lila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryekuvendar, e as Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Kadri Veseli ka bërë gjithçka që Qeveria (Mustafa) të rrëzohet dhe ata të marrin postet”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, duke e arsyetuar qëndrimin kundër zgjedhjes së tij në postin e të parit të Kuvendit.

Përderisa, deputeti i zgjedhur nga LDK-ja, Driton Selmanaj ka folur pikërisht në lidhje me politikat për numra, duke ironizuar, raporton REL.

Selmanaj: Kur bëhet fjalë për numra, kupton se po flitet për numra telefoni, numra të këpucëve, por jo për njerëzit.

“Në asnjë variant me PDK-në”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht. Në këtë seancë, pritet të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve, të bëhet betimi dhe zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Më pas, fillon faza prej 15 ditëve për formimin e qeverisë. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Ky koalicion ka kandiduar për kryeministër liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

Tags: "PAN"AAKakrçështjekosoveNismanumrashpdkQeveria

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mesila Doda, Bashës: Bëhu njëherë lider i PD, më pas lider i opozitës

Mesila Doda, Bashës: Bëhu njëherë lider i PD, më pas lider i opozitës

Blerjet e Guardiolas në merkato arrijnë shifrën 1 miliardë euro

Blerjet e Guardiolas në merkato arrijnë shifrën 1 miliardë euro

Po vjen fundi i automjeteve me benzinë dhe naftë

Po vjen fundi i automjeteve me benzinë dhe naftë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor
Bota

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

by mirseda
12:06 | 08/04/2026
0

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar pamje nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026”, e cila po zhvillohet...

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

12:02 | 08/04/2026
Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

11:50 | 08/04/2026
“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

11:32 | 08/04/2026
Qeni kafshoi 4-vjeçaren në Lungomare, procedohet pronari i Pitbull-it

Qeni kafshoi 4-vjeçaren në Lungomare, procedohet pronari i Pitbull-it

11:30 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com