Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zaev prezanton marrëveshjen me Bullgarinë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Zoran Zaev publikoi emrat e ministrave për qeverinë e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev prezantoi marrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, marrëveshje të cilën e vlerësoi si një hap të madh në interes të dy popujve. Marrëveshja parasheh përmirësim të marrëdhënieve, lidhje më të ngushta dhe rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe tejkalim të të gjitha mospajtimeve të deritanishme. Në pjesën e parë të marrëveshjes parashihet intensifikim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritje të shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në shumë sfera të rëndësishme, si dhe lidhje hekurudhore dhe energjetike. Marrëveshja në pjesën tjetër parasheh që dy Qeveritë të mos ndërmarrin veprime ose mos të japin deklarata që nxisin provokime dhe situata konfliktuoze, si dhe të angazhohen që të mos lejojnë as institucionet dhe organet e tjera të bëjnë të njëjtën. Në të më tej thuhet që dy vendet nuk do të ndërhyjnë në interesat dhe çështjet e brendshme dhe nuk do të paraqesin pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës. 

Zaev: Marrëveshja është në pajtueshmëri me interesat nacionale. Marrëveshja është pasqyrim i frymës së re të politikanëve, të cilët ndërtojnë ura, dhe nuk shkatërrojnë. Si kryeministër dhe si Qeveri jemi të vendosur fortë që të udhëheqim politika të cilat zgjedhin dhe nuk krijojnë probleme. Marrëveshjen e harmonizuam për shkak se kemi fqinj me vullnet të mirë për të mbyllur çështje të cilat na marrin kohën dhe energjinë. Marrëveshja do të bëhet publike në ueb faqen e Qeverisë. Ju bind se ajo është bazë për fqinjësi të mirë dhe miqësi, për infrastrukturë rrugore dhe gasifikim, për avancimin e këmbimit tregtar, dhe shpresoj se do të jetë impuls i fuqishën për korridorin tetë. Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare, në pajtueshmëri me Kushtetitën e Bullgarisë, në të cilat nënshkrim do të vendosim unë dhe kryeministri bullgar.

Marrëveshja do të nënshkruhet më 1 gusht në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë nga dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Më pas e njëjta do të përcillet në Kuvend për ratifikim nga ana e deputetëve. Miratimi i marrëveshjes u bë në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, ku përveç kësaj, ekzekutivi solli edhe pika të tjera. Një ndër ta ishte rekomandimi për kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike gjatë ditës. Me këtë vendim i rekomandohet trupit rregullator për energjetikë që në bashkëpunim me kompanitë energjetike dhe Qeverinë të përgatisin analizë për kthimin e tarifës së lirë. Qeveria ka konstatuar poashtu se nga 73 reformat për tremujorin e parë nga plani 3-6-9, deri më tani janë implementuar ose adresuar 23. Ministrat poashtu kanë vendosur që të mbështesin Komunën e Çairit për të vazhduar punimet në sheshin “Skenderbe”, ndërsa mjetet do të sigurohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Tags: BullgarimaqedonimarreveshjeprezantonZoran zaev

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Izraeli dhe Palestina i “ndajnë” australianet në dy kampe

Izraeli dhe Palestina i “ndajnë” australianet në dy kampe

Kalendari/ Përplasjet e mëdha të Serisë A

Kalendari/ Përplasjet e mëdha të Serisë A

Shtypi i ditës, 27 korrik 2017

Shtypi i ditës, 27 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

by mirseda
21:55 | 13/02/2026
0

Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, mbrëmjen e së enjtes ka vënë në...

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com