Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

11 vatra zjarri në 24 orë në vend, ja situata dhe masat e marra

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
11 vatra zjarri në 24 orë në vend, ja situata dhe masat e marra

burning the stubble next to the donkey pastures

Në 24 orë, në vendin tonë janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Konkretisht, këto vatra zjarri janë shënuar në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan, Fier, Durrës, Tiranë dhe Korçë.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 156 zjarrfikës me 18 automjete, 10 forca vullnetare, 78 forca të Ushtrisë, si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për secilin qark:

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, u rindez përsëri vatra e zjarrit e shuar para dy ditësh. U ndërhy me forca të zjarrfikëses dhe personel të ushtrisë duke shuar plotësisht flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0,4 ha me shkurre e ferra, kurse rreth 3 ha janë përshkuar nga zjarri.

Në fshatin Alipostan, bashkia Përmet, ra zjarri në një ndërtesë të pabanuar në pronësi të një shtetasi. Zjarrfikësit me mjete kanë ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë u dogj banesa, 1 ha me shkurre dhe pyll lisi, si dhe rreth 25 pemë frutore. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU LEZHË

Në fshatin Malaj, bashkia Mirditë u rindez përsëri zjarri i rënë në pyllin me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve e forcave pyjore shkuan 30 forca ushtarake, të cilët së bashku me helikopterin, arritën të shuajnë zjarrin plotësisht. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra.

Në fshatin Shebe, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve  flakët janë vënë zjarrin nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me pyll pishe.

QARKU ELBASAN

Në malin e Vinës, Kodovjat, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe lisi. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu dhe lisi.

Në fshatin Fikas, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe 10 rrënjë ulliri.

QARKU FIER

Në fshatin Visokë, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe mjeteve është bërë e mundur shuarja e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0,8 ha me shkurre dhe rreth 200 rrënjë ullinj.

Në fshatin Shëqishtë, bashkia Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pemë frutore dhe ullinj. forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0,5 ha me shkurre, 30 rrënjë ullinj dhe disa pemë arra, në pronësi të shtetasve.

QARKU DURRËS

Në fshatin Mallkuç, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me mjete është shuar zjarri. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj në pronësi të një shtetasi.

QARKU TIRANË

Në kodrën mbi Liqenin e Kasharit, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll të shkurtër. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dhe forca ushtarake me mjete rrethanore deri sa zjarri është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll të shkurtër.

QARKU KORÇË

Në fshatin Fitore, bashkia Devoll, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me bazë ushqimore. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe vogël me bazë ushqimore.

Tags: 24 oreEmergjencat Civileqarqeshqiperizjarr

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Francezët refuzojnë emigrantët, ndërtojnë mur rreth një vendstrehimi

Francezët refuzojnë emigrantët, ndërtojnë mur rreth një vendstrehimi

Hysaj zbulon ëndrrën e tij: Dua të bëhem si Havier Zaneti

Juventusi interesohet për Hysajn, Napoli jep ultimatumin: Nuk preket!

Tablet që paloset, ç’po ndodh me teknologjinë e Lenovo?

Tablet që paloset, ç’po ndodh me teknologjinë e Lenovo?

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com