Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vuçiç: Duhet të jemi realist për Kosovën, është problemi ynë më i rëndë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vuçiç kërcënon: “Asnjë polic shqiptar të mos shkelë në Veri të Kosovës”

Presidenti i Serbisë Vuçiç po i përmbahet premtimit që dha në takimin e fundit në Bruksel. Serbia duhet të nisë dialog të brendshëm për Kosovën, që brezat e ardhshëm të mos e kenë si barrë, shkruan ai në gazetën Blic.

“Ka ardhur koha që si popull të mos sillemi më si struci dhe të fusim kokën në rërë. Duhet të përpiqemi të bëhemi realistë,  të mos i lejojmë vetes të humbim ose t’ia dorëzojmë dikujt atë që kemi. Por nuk duhet të presim që në dorë të na kthehet ajo që e kemi humbur kaherë”, shkruan Aleksandër Vuçiç, në një tekst autorial, të botuar në gazetën “Blic”.

Vuçiç rikujton fjalët e Shimon Peresit, i cili insistonte në dialog me palestinezët, me fjalët “merreni me mend se çfarë do të ndodhte po mos ta bënte këtë”. Vuçiç thotë se edhe ai, kur duhet të përgjigjet në pyetjen rreth nevojës së dialogut me Prishtinën dhe dialogut të brendshëm serb rreth Kosovës, thekson “merreni me mend se çfarë mund të ndodhte … sikur të gjithë të heshtim dhe nëse ndërpresim bisedimet.”

“Pas kaq shumë vitesh që merrem me politikë, e di këtë përgjigje shumë mirë. Qysh më 1878, që nga themelimi i së ashtuquajturës Lidhja e Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të jemi sa duhet të përgjegjshëm dhe të kuptojmë fuqinë e dëshirës së shqiptarëve”, shkruan Vuçiç.

Nga ana tjetër, Vuçiç thotë se shqiptarët gabojnë shumë rëndë kur nuk i kuptojnë interesat shtetërore dhe kombëtare serbe dhe i nënçmojnë ato.

“Serbia nuk është për t’u nënçmuar, përkundër faktit që shqiptarët e kanë mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore për zbatimin e ideve të tyre kombëtare. Serbia e sotme nuk është më aq e ngushtuar siç ka qenë, nuk është më si në vitin 1999, 2004 dhe 2008. Por Serbia e sotme nuk është dhe nuk guxon të jetë e shfrenuar dhe arrogante, siç jo rrallë ka qenë”, thekson Vuçiç në shkrimin e tij autorial.

Heshtja, sipas tij, do të thoshe se nuk na interesojnë më përgjigjet, se kemi pushuar së shpresuari, që është cilësi e atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë dhe se nuk kanë çfarë të mësojnë e as të bisedojnë për asgjë me këdo.

Vuçiç mendon se kundërshtarët e dialogut me Prishtinën për Kosovën, janë ata për të cilët çdo humbje paraqet fitore dhe të cilët i gëzohen fatkeqësisë së tjetrit për të përfituar për vete, sepse fitore tjetër nuk njohin, raporton DW.

Vuçiç mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opsion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.

Presidenti i Serbisë Vuçiç pohon se duhet të ketë “një kokë të nxehtë nga të menduarit e përhershëm, një zemër të ftohtë nga emocionet e tepruara dhe duar të përlyera me kompromise. Si duart tona ashtu edhe të shqiptarëve”.

Vuçiç kundërshton edhe ata që çdo marrëveshje e trajtojnë si humbje. “Ne nuk kemi fituar asgjë aq të madhe, që kemi humbur në paqe. Të gjitha që kemi fituar dhe humbur me luftë, i kemi paguar me çmimin më të shtrenjtë të mundshëm, me atë që nuk mund të kompensohet – me jetët tona dhe të fëmijëve tanë”. Kjo duhet të ndërpritet, thotë ai.

“Ka ardhur koha që Serbia të punojë, të mendojë dhe të fitojë – të fitojë pa konflikte. Jam i bindur që sot jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, pohon Vuçiç.

“Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Dyert e Bashkimit Evropian, po ashtu. Në të kundërtën, do ta konservojmë një konflikt, kuptimin e të cilit nuk e dimë”, shkruan Aleksandër Vuçiç në tekstin autorial për gazetën “Blic”.

Vuçiç pohon se Serbia ka nevojë për një qasje serioze dhe të përgjegjshme, të guximshme dhe reale, që ka për synim të ardhmen. Serbia sot është e respektuar gjithandej në botë. Deri para tre vitesh kemi qenë në prag të falimentimit, ndërsa tani kemi suficit. “Që përparimi ynë të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm, nëse asgjë tjetër, duhet të paktën të përpiqemi të zgjidhim nyjën (Gordiane) e Kosovës dhe jo të fshihemi dhe barrën më të rëndë t’ua lemë fëmijëve tanë. Të jetosh, do të thotë ta duash vendin nëpër të cilin ecin fëmijët dhe jo vetëm të lavdërohesh me fitoret e gjyshërve”, konstaton Vuçiç.

Tags: Aleksandër VuçiçBlicdialogkompromiskosovaSerbiazgjidhje

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Dështimi i reformës shëndetësor/ Trump: Fajin e kanë demokratët, na kanë braktisur

Trump, republikanëve: Mundësia juaj e fundit për shfuqizimin e “Obamacare” është këtë javë

Microsoft mbyll “epokën” 32-vjeçare të “Paint”

Microsoft mbyll “epokën” 32-vjeçare të “Paint”

Publikohen dokumentet e CIA-s dhe të FBI-së për hetimin e vrasjes së John Kennedy

Publikohen dokumentet e CIA-s dhe të FBI-së për hetimin e vrasjes së John Kennedy







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,
Aktualitet

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

by mirseda
09:00 | 30/12/2025
0

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi...

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

08:48 | 30/12/2025
Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

22:25 | 29/12/2025
Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com