Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Samiti i Triestes, krijohet zona ekonomike rajonale

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Samiti i Triestes, krijohet zona ekonomike rajonale

Krerët e 12 shteteve dhe qeverive nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, Franca dhe Italia si vend pritës u mblodhën sot në Trieste në kuadër të samitit të katërt që organizohet si vazhdim i procesit të Berlinit.

Liderët ishin të shoqëruar nga ministrat përkatës të punëve të jashtme, të ekonomisë, të transportit, ndërkohë që nga radhët e pjesëmarrjeve të rëndësishme mund të përmendet Kancelarja gjermane Merkel, Presidentit francez Macron si dhe Kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Në takim nuk mungoi gjithashtu shefja e diplomacisë së BE Federika Mogherini, Komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn si dhe  Komisionerja e Transportit Violeta Vulc.

Samiti u parapri nga një takim trepalësh mes kancelares Merkel- Presidentit Macron e Kryeministrit Gentiloni. Tema kryesore e diskutimit ishte kriza e emigrantëve e fokusuar më shumë në fluksin masiv të refugjatëve që nisen nga Afrika me destinacion brigjet e Italisë. Kjo mbledhje nuk ishte parashikuar në agjendën paraprake.

Në bisedat mes liderëve u fol gjithashtu për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik si dhe për një dhomë tregtie për Ballkanin me seli të përhershme në Trieste. Samiti i Triestes është një vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili ka si synim mbështetjen ekonomike për projekte rajonale që ndërlidhin ekonomitë e shteteve ballkanike me qëllim përfundimtar integrimin e plotë të tyre ne BE.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian firmosën një marrëveshje historik ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.
Ujdia u nënshkrua gjatë takimit të nivelit të lartë të Triestes, i zhvilluar në vazhdën e procesit të Berlinit, një iniciativë kjo e kancelares gjermane, Angela Merkel. Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini e cilësoi progresin e arritur gjatë samiti si tepër të rëndësishëm.
“Samiti ishte i sukseshëm ne dy aspekte kryesore. Ai konfirmoi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Të 6-shta vendet janë qartazi shumë të përkushtuara për integrimin dhe ne jemi të vendosur për ta mbajtur derën të hapur. Arritja e dytë më e madhe e këtij samiti janë projektet praktike që financohen nga donacioni i BE-së e që do të mundësojnë lidhjen e rrugëve të reja për qytetarët e rajonit, e gjithashtu për lidhjen me Bashkimin Europian”, u shpreh Federica Mogherini, shefja e diplomacisë europiane.
Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, e cila shihet si zgjatim i marrëveshjet europiane për tregtinë e lirë, CEFTA.

Bazuar në dokumentet zyrtare të Bashkimit Europian, Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përfitojë më shumë fonde nga BE, në krahasim me 5 vendet e tjera të rajonit të pranishme në samitin e Triestes.

Nga këto dokumente zbulohen edhe shumat të cilat ka përfituar Shqipëria. Bashkimi Europian aprovoi një grant prej 3.35 milionë eurosh për Shqipërinë që do të përdoren për të realizuar pesë projektet e propozuara.

Komisioneri Hahn bëri të ditur në samitin e Triestes se këtij fondi do t’i shtohen edhe 220 milionë euro që do të shpërndahen midis më shumë se 6 mijë kompanive vendase në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit. Në vitin 2016, Shqipëria ishte i treta në rajon duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion.

Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazsjellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit. Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë euro në formë granti.

Rama: Një samit inkurajues për ecurinë europiane të rajonit dhe po ashtu për Shqipërinë, që këtë herë është e para në listën e projekteve të fituara për financim. Është një mundësi jo vetëm për të diskutuar rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu për shërimin e plagëve, për t’u bashkuar pas një ideje si dhe për të krijuar një platformë që gjeneron rritje ekonomike. Kërkuam mbështetje, ndër të tjera, edhe për krijimin e një zone ekonomike rajonale.

Mustafa: Fusha e fuqizimit të konkurueshmërisë, që lidhet me aftësimin e bizneseve tona për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit evropian do të jetë në procedure. Janë harmonizuar edhe me strategjitë tona, si dhe me strategjinë tonë të zhvillimit ekonomik që e kemi në Kosovë, me strategjinë e energjisë. Kjo do të thotë se ne i kemi shumë të qarta segmentet dhe prioritetet tona zhvillimore. Për neve është më rëndësi që ky bashkëpunim të cilën ne e kemi vënë themelet me Bankën Botërore të vazhdojë edhe më tutje. Unë shpreha optimizmin tim se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë këtë rrugë.

Tags: BallkanlideretMustafaramasamitiTrieste

TË LIDHURA

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve
Aktualitet

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente
Aktualitet

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

20:55 | 27/02/2026
Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 13 korrik 2017

Shtypi i ditës, 13 korrik 2017

Shtypi nga bota, 13 korrik 2017

Shtypi nga bota, 13 korrik 2017

Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?

Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës
Aktualitet

Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

by mirseda
09:26 | 28/02/2026
0

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje...

Aksident rrugor në Kashar/ Furgoni përplaset “kokë më kokë” me automjetin, mbetet një i lënduar

Aksident rrugor në Kashar/ Furgoni përplaset “kokë më kokë” me automjetin, mbetet një i lënduar

09:23 | 28/02/2026
“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

22:48 | 27/02/2026
Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com