Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

National Geographic, vlerëson Shqipërinë e Kosovën; Bukuri, histori, traditë, por dhe kaos

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
National Geographic, vlerëson Shqipërinë e Kosovën; Bukuri, histori, traditë, por dhe kaos

National Geographic i ka kushtuar vend në hapësirën në përshkimeve të bukurive botërore, Shqipërisë dhe Kosovës, duke i cilësuar ato si vendet që kurrsesi nuk duhen lënë pa vizituar e shijuar.   

Në përshkrimin që i bën Shqipërisë, National Geographic evidenton Butrintin, Beratin, Gjirokastrën, por edhe mbetjet ende prezent në jetën tonë të kohës së komunizmit.

“Për dekada, Shqipëria ishte në mesin e vendeve më së paku të vizituara në Evropën Juglindore. Një kështjellë virtuale nën taktikat izoluese të diktatorit komunist Enver Hoxha (i cili kaloi katër dekada duke ndërtuar rreth 700,000 bunkerë mbrojtës të panevojshëm dhe kryesisht të padobishëm për gjithë vendin), Shqipëria ra në kaos pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985.

Në përshkrim thuhet se  “Sot, Shqipëria nuk është më pak e sigurt sesa komshinjtë e saj të Adriatikut. Një industri turizmi në rritje, e përqendruar rreth qyteteve osmane të listuara në mënyrë të kujdesshme nga UNESKO, duke përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën, tani sjell pothuajse 3.5 milionë turistë në vit”.

Reporteri i NG nuk lë pa përmendur edhe situatën gati kaotike të transportit urban e interurban. Ai ka një këshillë praktike: “Pavarësisht nga një sistem gjithëpërfshirës i autobusëve, pothuajse asgjë në Shqipëri nuk funksionon sipas orareve të publikuara online. Furgonët e bardhë që udhëtojnë drejt Vlorës, të cilët lëvizin me rregullsi të paqartë përgjatë një rruge të caktuar, duke mbledhur dhe lënë pasagjerët gjatë rrugës, nuk mund të vrapojnë në kohë, por ka pothuajse gjithmonë një të  tillë pranë vendit ku dëshiron të shkosh. Ndërkohë, uluni në një nga kafenetë e kudondodhura të vendit për një kafe të fortë shqiptare (por mos e quani turke nëse nuk jeni të përgatitur për debat të zhurmshëm,)” këshillon NG.

Në arsyet pse duhet vizituar Shqipëria, National Geographic evidenton bregdetin e jugut,  fshatrat si Dhërmi e Himarë, ku sipas tij, një familje mund të paguajë së paku 25 euro nata.

Ndërsa në përshkrimin për Kosovën, National Geographic veçon Brezovicën,

“Shteti më i ri i Evropës (që shpalli pavarësinë në vitin 2008) nuk është vërtetë një shtyllë në gjurmët turistike. Një vend me konflikt të dhunshëm dhe tensione politike mes serbëve dhe shqiptarëve kosovarë përgjatë viteve 1980-1990, që kulmoi me Luftën e Kosovës 1998-99, Kosova kaloi pothuajse një dekadë si një protektorat i OKB-së. Megjithatë, Kosova e re sapo e pavarur është një nga destinacionet më mahnitëse dhe ekonomike të Evropës”.

Në arsyet pse duhet vizituar Kosova, NG shkruan për kulturën e kafeneve në Prishtinë, qytetin e Prizrenit, Malet e Sharrit dhe më shumë. Në shkrim turistët inkurajohen që të vizitojnë Kosovën dhe thuhet që “nëse nuk flisni shqip, mos u brengosni, pasi shumica e të rinjve flasin anglisht”.

 

Tags: historikosovenatyreNGshqiperivleresim

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
INSTAT koordinohet me deklaratat e Ramës: Rritja ekonomike 3.94 %

INSTAT koordinohet me deklaratat e Ramës: Rritja ekonomike 3.94 %

Fieraku shpall kandidaturën e tij për kreun e PD-së

Fieraku shpall kandidaturën e tij për kreun e PD-së

Gjermania, 10.5 milion euro Shqipërisë për nxitjen e punësimit dhe formimin profesional

Gjermania, 10.5 milion euro Shqipërisë për nxitjen e punësimit dhe formimin profesional







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com