Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kandidatet simpatike që mbushën listat e partive në Tiranë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kandidatet simpatike që mbushën listat e partive në Tiranë

Nga Safete Neza

Jemi vetëm dy ditë para zgjedhjeve dhe fushatës pothuajse i erdhi fundi, teksa nesër do të kemi heshtje zgjedhore.

Gjatë 30 ditëve të fundit kemi parë akuza, premtime, batuta dhe sulme nga më të ndryshmet. Megjithatë, duhet thënë se ekranet televizive, portalet dhe gazetat janë tejmbushur me pothuajse të njëjtat fytyra: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili.

Edhe pse në listat e tyre ka plot kandidatë për deputetë që garojnë për herë të parë në zgjedhje, vëmendjen e medias e kanë marrë drejtuesit e partive kryesore politike, duke i lënë disi nën hije fytyrat e reja.

Duket se më shumë se kandidatët, shqiptarët vlerësojnë partinë që kandidon, prandaj në çdo fushatë kemi një neglizhim interesimi për kandidatët e rinj.

Tirana Today ka bërë një vëzhgim në listat zgjedhore të publikuara nga KQZ, duke përzgjedhur tre kandidate femra, që kandidojnë nën siglën e tre partive kryesore: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Konkretisht, kemi bërë profilet e tre kandidateve të reja, për të parë disi diferencat mes tyre.

Përkatësisht, kemi përzgjedhur Barbara Dodën, kandidate e PD-së; Ruilda Lita, kandidate e PS-së dhe Rea Kotanin, kandidate e LSI-së.

REA KOTANI

Rea Kotani

Po e nisim nga Rea, e cila renditet e dymbëdhjeta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë.

Rea ka lindur në Tiranë dhe është vetëm 21 vjeçe, ka mbaruar gjimnazin në shkollën “Petro Nini Luarasi” dhe studion në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.

Prej dy vitesh, pra që në 2015-ën, Rea është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, ndërsa një vit më vonë ajo është zgjedhur nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Kandidatja 21-vjeçare dallon për rezultate të larta në mësime, ka përfunduar disa kurse për profesionin e saj, ndërsa ajo që mungon në CV-në e Reas është eksperienca në punë.

Megjithatë, duket se Vasili ka vlerësuar kontributin e Reas në parti, duke e renditur të 12-tën pavarësisht moshës.

CV Rea Kotani by Tirana Today on Scribd

RUILDA LITA

Një tjetër kandidate e re që garon për deputete në listën e Partisë Socialiste, është 23-vjeçarja nga Bulqiza, Ruilda Lita, e cila renditet e 35-ta. Ruilda është kandidatja më e re në listën e Partisë Socialiste, por që renditja e saj nuk është aspak favorizuese për të, duke bërë që kandidimi si deputete të jetë thjesht një plus në CV-në e saj.

Ruilda Lita

Lita studion në degën Informatikë Ekonomike në fakultetin Ekonomik, ndërsa ka disa eksperienca në punë, ndryshe nga kandidatja e LSI-së.

Ajo ka punuar rreth 5 muaj si operatore në një call center në Tiranë, ndërsa më vonë, që në gusht të 2016-ës, është zgjedhur Presidente e një organizate jofitimprurëse për të drejtat e njeriut.

Duket se kryeministri Rama ka ndjekur një strategji krejt tjetër nga ajo e ish-aleatit, duke mos favorizuar asnjë nga të rinjtë në listën e tij në Tiranë, ndërsa duhet thënë se në listën e LSI-së kemi plot 18 të rinj që kanë lindur pas viteve ’90 dhe që garojnë madje edhe në pozicione favorizuese duke siguruar mandatin e tyre në parlament.

Cv Ruilda Lita by Tirana Today on Scribd

 

BARBARA DODA

Një tjetër vajzë simpatike që garon për deputete, është Barbara Doda nga Tirana, lindur më 05 tetor 1996.

Barbara Doda

Barbara garon si kandidate e Partisë Demokratike, por renditja e saj, ashtu si e kandidates së PS-së, nuk është aspak favorizuese. Vendi i 23-të në listën e Tiranës, duket se edhe Barbarës do t’i shërbejë thjesht për pasurim të CV-së së saj.

Ajo studion në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa i mungon eksperienca në punë. Është aktivizuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, gjë që mesa duket e ka diferencuar atë për të kandiduar si deputete, por jo mjaftueshëm për të siguruar një vend në parlament.

Të treja kandidatet e mësipërme janë mjaft të këndshme, të reja dhe plot energji, por duket se vlerësimi i aftësisë së tyre mbetet vetëm tek “kandidimi për deputete në Tiranë”, gjë që është e pamundur nga përllogaritjet për të fituar mandat si deputete.

Gjithsesi, deri në zgjedhjet e ardhshme, kontributi i tyre duhet të shumëfishohet dhe deri në vitin 2021, mbase të rejat e mësipërme do të fitojnë zemrat e kryetarëve të partive për një vend më të sigurt në parlamentin shqiptar./ Tirana Today

CV-Barbara Doda by Tirana Today on Scribd

Tags: Barbara Dodakandidate per deputetelsimbushen listatPDPSRea KotaniRuilda Litatirane

TË LIDHURA

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

14:01 | 01/03/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari
Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Next Post
Paskal Milo: PS dhe LSI do të bëjnë koalicion me hir a me pahir!

Paskal Milo: PS dhe LSI do të bëjnë koalicion me hir a me pahir!

Basha: Rama nuk ka platformë, u servir shqiptarëve Skënderbeun dhe Ismail Qemalin

Basha: Rama nuk ka platformë, u servir shqiptarëve Skënderbeun dhe Ismail Qemalin

Keni në plan të udhëtoni jashtë? Ja sa bakshish duhet të lini në vendet europiane

Keni në plan të udhëtoni jashtë? Ja sa bakshish duhet të lini në vendet europiane







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com