Qarku i Shkodrës ka qenë gjithmonë bastion i të djathtës, por duket së këtë herë është gjetur gjuha e përbashkët mes dy partive të mëdha që të marrin secila numër të njëjtë deputetësh.
Sipas sondazheve të IPR Marketing dhe Ora News do të jetë në një garë shumë të ngushtë mes PS-së dhe PD-së.
E përkthyer në përqindje, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin nga 41% secila.
Lëvizja Socialsite për Integrim është votuar nga 7% e qytetarëve shkodranë, ose 1 mandat deputeti.
Më pas vjen Partia LIBRA me 2.5%, PSD 2%, PBDNJ 1.5%, FRD 1% dhe PDIU 0.6%.
Ky sondazh është realizuar duke intervistuar 1000 qytetarë.