Katër avionë charter me rreth 850 turistë polak, mbërritën në Rinas me destinacion bregdetin e Durrësit.
Që nga 20 qershori, 7 avionë charter në javë, 6 nga Polonia dhe 1 nga Çekia, do të bëjnë të mundur mbërritjen në Shqipëri të rreth 1400 pushuesve në javë.
Për vitin 2018 bazuar në kontratat e mbyllura tashmë me hotelet, të cilat janë mundësuar nga Operatorët Turistik, numri i turistëve që do vijnë për pushime në Shqipëri do të dyfishohet dhe sezoni veror do jetë nga 15 maj deri më 15 tetor 2018.