Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përdhosja e postit të Presidentit në fushatën elektorale

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Përdhosja e postit të Presidentit në fushatën elektorale

Andi Bushati/Që nga lideri i gjatë e deri tek deputeti më i shkurtër i Rilindjes, të gjithë janë kapluar nga një shqetësim qesharak se me qëndrimet që po mban në fushatë, Ilir Meta po e përdhos postin e presidentit, ende pa e marrë detyrën.

Kreu de facto i LSI, ose siç e konsideron shumëkush, bashkëpronari i kësaj ndërmarrjeje fitimprurëse është ngërthyer në një garë të ethshme. Ai jo vetëm paraqitet miting më miting, por tani, në prag të presidencës, ka humbur qetësinë dhe dashurinë, që i shtruan rrugën drejt kreut të shtetit. Duke stigmatizuar Tomin dhe Xherrin, duke klithur pabesinë e tyre, duke i përmendur Ramës koncesionet dhe drogën dhe Bashës mashtrimet epike, ai po tejkalon çdo limit që i kishte vënë vetes.
Është e vërtetë se Ilir Meta, jo vetëm që nuk po sillet si një njeri që pritet të veshë kostumin e atij që simbolizon unitetin e kombit, po ai ka degraduar në një fjalor vulgar, që e ka përdorur vetëm gjatë grevës së urisë së vitit 2008 dhe pas videopërgjimit që e nxorri me bllok në dorë. Kjo dalje nga vetja ka shumë arsye.

Ajo lidhet me paktin okult Rama-Basha për ta lënë LSI në jashtë koalicioneve të mëdha. Ajo mund të vijë si pasojë e gjuetisë së shtrigave që po godet partinë e tretë në vend dhe drejtorët e saj në administratë. Ajo mund të jetë rrjedhojë e ankthit që ka Meta se po e braktis krijesën që ngriti 13 vite më parë me duart e tij për të shkuar drejt presidencës.

Por, sado jashtë standardeve, i habitshëm dhe i pështirë të jetë ky transformim i papritur i Ilir Metës, ai nuk e përligj aspak revoltën e gënjeshtërt të Rilindjes, se ish-aleati i tyre, po përdhos postin e presidentit, që do të marrë pas një muaji. Nëse vërtet do të kishin respekt për presidentin e shqiptarëve, që nga Rama deri tek Braçe nuk do të kishin votuar në këtë post atë që e kanë quajtur hajdut me bllok në dorë.

Ata do të kishin refuzuar t’i jepnin votat atij që i ishte ngjitur Berishës “si Meta pas këpuce”, atij që u tall me kokëpalarët e 21 janarit, atij që siç po na rrëfen Rama sot, e paskërka përdorur shtetin si tepsi për të trashur partinë e vet klienteliste.

Po, po, këtë njeri votoi pak kohë më parë Rilindja për president, pa çarë kryet as se çfarë kish thënë për vite me radhë, as se ç’ do të nxirrte nga goja më pas. Dhe nëse Rama dhe të vetët nuk kërkojnë falje për ato që kanë thënë dhe do të përsërisin këtej e tutje, ata e kanë përdhosur me kohë postin e kreut të shtetit duke dërguar aty Ilir Metën.

Prandaj është kulmi i pafytyrësisë që të ankohen sot se kjo detyrë e lartë shtetërore po degjeneron nga pjesëmarrja dhe fjalori i përdorur në disa ditë fushatë. Pasi, Ilir Meta nuk e cenon presidencën me deklaratat e muajit të fundit, por me trajektoren që ndoqi tetë vite me radhë për të arritur deri aty. (Lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIbashabraceeditoralilir metaperdhosjapostipresidentirama

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Me kë ka biseduar Bregu për politikanët megaloman?!

Me kë ka biseduar Bregu për politikanët megaloman?!

Itali, shqiptari punonte si “fermer”, por drejtonte trafikun e drogës

Itali, shqiptari punonte si “fermer”, por drejtonte trafikun e drogës

Bilanci i “pa bërë” i ekipit të Tiranës

Bilanci i "pa bërë" i ekipit të Tiranës

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Japin dorëheqjen 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre
Aktualitet

Japin dorëheqjen 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre

by mirseda
12:23 | 26/09/2025
0

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në...

U përplas me kamionin, treni që transportonte benzinë del nga shinat dhe shpërthen në flakë

U përplas me kamionin, treni që transportonte benzinë del nga shinat dhe shpërthen në flakë

12:15 | 26/09/2025
PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

12:12 | 26/09/2025
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

12:05 | 26/09/2025
Parandalohet krimi/ “Do të vras!”, dhunoi bashkëfshatarin dhe e ndoqi me sëpatë në dorë, arrestohet autori

Parandalohet krimi/ “Do të vras!”, dhunoi bashkëfshatarin dhe e ndoqi me sëpatë në dorë, arrestohet autori

12:03 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com