Që pas marrëveshjes së famshme të 18 majit, Partia Socialiste nuk i ka ndalur akuzat e saj ndaj LSI-së dhe anasjelltas.
Me afrimin e zgjedhjeve, gjuha e politikanëve po bëhet akoma më e ashpër, pavarësisht bashkëqeverisjes prej 4 vitesh.
Një ndër politikanët që nuk resht së akuzuari LSI-në, është pikërisht Erion Braçe. Ky i fundit prej ditësh ka postuar kundër ministrit Sokol Dervishaj, ndërsa sot është kapur pikërisht me kreun e LSI-së, Petrit Vasilin.
Deputeti socialist duket se ka dashur ta telefonojë Vasilin, për ta pyetur përse shteti dhe ministria e Bujqësisë nuk ka mbështetur fermerët.
“Si ka mundësi që subvencionet e ministrisë së Bujqësisë nuk arrijnë kurrë tek punëtorët e bujqësisë?”, shkruan Braçe.
POSTIMI I PLOTË:
Qe ne mengjes;
TEK PUNETORET E BUJQESISE!
Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!
Shiheni vete!
Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:
MANAFERRA TE PRODHUARA NE KUSHTE
NAAAATYYYYYRAAAAALEEEEEE!
Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.
Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne
LORIS BLECK BERRY!
Asgje tjeter;
Asnje ndihme, asnje subvencion!
Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?
Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;
Si ka mundesi qe subvencionet e ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?
E lashe fare;
U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.
Nejse,
Deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!
Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise.
#krutjeesiperme #LorisBlackBerry #manaferraNatyrale #10minutalargngaAutostradaLushnjeFier #ktheutekPushimiShoferit #ushqeushendetshem”