Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Analistët: Ja çfarë duhet të bëjnë Basha dhe Rama për të zgjidhur krizën politike

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Analistët: Ja çfarë duhet të bëjnë Basha dhe Rama për të zgjidhur krizën politike

Kriza politike në vend midis mazhorancës dhe opozitës ka hyrë në një spirale të atillë që kërkon zgjidhje emergjente kur përpara janë zgjedhjet parlamentare.

Pas dështimit të zyrtarëve të Bashkimit Evropian për të mundësuar një kompromis midis kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, topi i ka kaluar amerikanëve. SHBA dërgoi dje Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee për t’u marrë nga afër me këtë çështje. 

Megjithëse shihet si një lojtar potencial për zgjidhjen e krizës politike, zyrtari amerikan nuk erdhi me propozime shtesë. Por, iu ka adresuar liderëve politikë paketën që la në tryezë pak javë më parë, zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, David McAllister. Kjo paketë do të ketë ndryshime në varësi të ofertave dhe kundër-ofertave që do të bëjnë palët politike.  

Në syrin e analistëve, ndërhyrja e faktorit amerikan në situatën aktuale politike mund të rezultojë e suksesshme dhe brenda 48 orëve të ardhshme mund të prodhojë edhe zgjidhjen e krizës politike.

Duke diskutuar në emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Ermal Hasimja dhe Lorenc Vangjeli dhanë versionet e tyre, sesi duhet t’i japin fund ngërçit politik në Shqipëri, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha.  

Preç Zogaj:  Zgjidhja është afër, futja e SHBA-së në lojë, inkurajuese

Kemi një përpjekje amerikane, e cila është shumë serioze. Amerikanët po kërkojnë një zgjidhje demokratike, e cila parashikon të arrihet një kompromis. Një nga pikat është votimi elektronik dhe identifikimi i votuesve. Kjo i jep më shumë siguri edhe nga prania së fundmi e madhe e amerikanëve. Basha do të synojë kompensimin e pikës “për zgjedhjen e presidentit”, pikë që nuk kthehet më. Ndërsa ka edhe shumë pika të tjera që mund të kompensohen. Zgjidhjen e shoh shumë afër dhe me futjen e SHBA-së në lojë, mundësia për të zgjidhur krizën politike është inkurajuese.  Me lëvizjet e tij politike, PD dhe Basha hapën një dritare. Ndërsa vetë Basha ka pasur një reflektim mbi paketën McAllister. Opozita tenton të marrë maksimumin, por në fund secila palë do të lëshojë nga ana e saj. 18 qershori është i pamundur praktikisht. Megjithatë, përderisa kanë hyrë amerikanët në lojë, fabula e Ramës është që tërhiqet nga refuzimi që bëri në takimin me Bashën, në prani të presidentit Nishani. Sa i përket mundësisë së një qeverie teknike, nuk duhet të jemi të ngurtë për këtë propozim. Nëse tërësia e këtyre pikave prodhon garanci që duhen për zgjedhjet, atëherë jemi në drejtimin e duhur. Unë personalisht e inkurajoj opozitën për një qasje pozitive, përfshirë këtu edhe rolin e amerikanëve. Edhe në krizat e tjera amerikanët i kanë vënë vulën.

 Armand Shkullaku: Rrugëzgjidhja, dorëheqja e Ramës. PD duhet të dalë nga sistemi

Paketa McAllister plus parashikon votimin elektronik dhe shtyrjen e zgjedhjeve për të zbatuar paketën. Opozita ka dy rrugë;  Ose të pranojë të bëhet pjesë e sistemit ose të vijojë protestën për ta rrëzuar atë duke mos hyrë në zgjedhje.  Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën, në të kundërt do të ishte pjesë e sistemit. Do të bëhej pjesë e asaj që ka akuzuar.  PD nuk duhet të hyjë në negociata nëse pala tjetër nuk pranon të ndryshojë kryeministrin Rama. Do ta quaja anormale nëse SHBA do të pranonte njohjen e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Vendi do të shkonte në kaos. Nuk mund të pranojmë një demokraci false dhe një demokraci e tillë nuk mund të qëndrojë në këmbë. Nëse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të arrijë të bindë qytetarët se “me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe përfaqësim të qytetarëve”. Dhe pas zgjedhjeve të tregojë se bojkoti ndaj zgjedhjeve ishte vendimi më i drejtë. Kjo është sfida e PD-së. Sa më i bindshëm të jesh në kauzën tënde aq më shumë mund të marrësh mbështetje.

Ermal Hasimja: PD duhet të pranojë paketën, ndryshe do të duket qesharake

Nga pikëpamja e interesit publik këtu fitorja më e madhe është sa i përket denoncimit të drogës dhe kanabizimit të vendit. Ndërkombëtarët e morën seriozisht çështjen e drogës. Nga ana tjetër, vëmendja për çështjen e zgjedhjeve është e rëndësishme duke ditur se si janë zhvilluar ato vitet e fundit.  Zgjedhjet mund të përmirësohen, por problemi është shitja-blerja e votave. Pretendimi se janë shtuar disa pika plus në paketë nuk më thotë asgjë. Në pikën ku është Basha, i ka detyrim Shqipërisë një shpjegim të fortë dhe të besueshëm, sepse duhet të tregojë se përse nuk i pranoi këto propozime më parë. Opozita duhet ta pranojë ndryshe do të duket qesharake. A fitojmë gjë nëse PD nuk hyn zgjedhje? Parlamenti që do të dalë, do të jetë edhe më i kriminalizuar.

Lorenc Vangjeli: Ky është shansi i fundit i opozitës

Nëse Lulzim Basha do të kishte pranuar paketën e mëparshme të David McAllister, do të kishte fituar politikisht dhe do të diktonte axhendën e tij, duke marrë presidentin, avokatin, kryetarin e KQZ-së. Por, gjithsesi nuk është vonë që opozita ta pranojë këtë paketë që do të jetë me disa ndryshime të vogla në mënyrë që ajo të jetë pjesë e sistemit për të mos sakrifikuar stabilitetin.

Ndërmjet pushtetit të Bashës dhe Ramës, SHBA dhe BE nuk do t’i jepnin të drejtë opozitës nga tërheqja e votës. Opozita, besoj se do të negociojë sepse ka një shans të shtuar dhe të fundit, pasi jemi në minutat që numërohen. Mbi të gjitha është që amerikanët kanë tjetër peshë në sytë e opinionit publik. Besoj se Rama do të kthehet tek pozicioni në takimin te Nishani dhe nga presioni i amerikanëve edhe Rama do të ndryshojë qëndrim.

(TIRANA TODAY)

 

 

 

 

 

Tags: armand shkullakubashaermal hasimjaHoyt Brian Yeekriza politikelorenc vangjeliPrec zogajrama

TË LIDHURA

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

20:00 | 19/06/2025
Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike
Aktualitet

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti
Aktualitet

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025
Next Post
500 mijë euro për të braktisur Bashën? Shehi: Vlej shumë më tepër

500 mijë euro për të braktisur Bashën? Shehi: Vlej shumë më tepër

SHKODËR/ Arrestohet 34-vjeçari, iu gjet 63.5 kg marijuanë në banesë

SHKODËR/ Arrestohet 34-vjeçari, iu gjet 63.5 kg marijuanë në banesë

Ndodh çudia: 1.9 milion votues në një vend me 1.7 milion banorë

Ndodh çudia: 1.9 milion votues në një vend me 1.7 milion banorë

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

by mirseda
20:00 | 19/06/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa. Vendimi...

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025
Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

19:47 | 19/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19:40 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com