Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi: Ja pse nuk e takova zyrtarin amerikan. Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje, skenari më ogurzi

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi: Ja pse nuk e takova zyrtarin amerikan. Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje, skenari më ogurzi

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi vazhdon t’i qëndrojë idesë se mospjesmarrja e opozitës në zgjedhje do të ishte skenari më i keq i mundshëm.

Patozi ka shpjeguar edhe bojkotimin e takimit të zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Brian Yee.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Patozi shpjegon se kanë qenë arsye personale ato që e kanë shtyrë që të mos ishte pjesë e takimit midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe zyrtarit të lartë amerikan.

“E kam shprehur në mënyrën e duhur falënderimin dhe vlerësimin tim, jo vetëm ndaj ftesës për t’u takuar me zotin Yee, por mbi të gjitha ndaj përpjekjes së tij dhe të administratës amerikane për t’i dhënë një zgjidhje in extremis krizës se pakuptimtë politike në Tiranë. Për një arsye të fortë personale nuk do të jem i pranishëm në takim, por vijoj të inkurajoj çdo faktor politik ndërkombëtar dhe vendas, që mund t’i shërbejë ende kauzës së zgjedhjeve normale në Shqipëri. Se nuk ma nxë goja ta them atë termin “të lira e të ndershme”, që më duket si versioni surrealist i ëndrrës shqiptare për demokraci perëndimore, kaq i largët me katandisjen tonë sot.”

Patozi duket shumë pak optimist kur flet për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa shprehet kundër Bashës për mospjesëmarrje në zgjedhje.

“Ndonëse nuk i përkas racës së optimistëve futuristë, të cilët besojnë çdo përrallë që u shfaqet përpara, ende kam një shpresë të vakët se mund të gjendet prapëseprapë një shteg për të evituar dështimin e zgjedhjeve. Sepse i qëndroj fort bindjes sime se mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në to është skenari më i keq i kësaj krize të pashembullt dhe të paprecedent”, përfundon shkrimin e tij deputeti demokrat.

Shpjegimi i deputetit Patozi në Facebook: 

 

 

Tags: astrit patozibashaPDyeeZgjedhjet

TË LIDHURA

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut
Aktualitet

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

09:00 | 19/12/2025
E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël
Aktualitet

E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

08:54 | 19/12/2025
Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Next Post
Zyrtari i DASH, takohet me Bashën, ky i fundit merr dhe aleatët

Zyrtari i DASH, takohet me Bashën, ky i fundit merr dhe aleatët

Ndalohet në Rinas një qytetar grek, i gjenden në trup mijëra euro

Ndalohet në Rinas një qytetar grek, i gjenden në trup mijëra euro

Meta ndryshon slogan për zgjidhjen e krizës: Nevojitet pjekuri e vullnet

Meta ndryshon slogan për zgjidhjen e krizës: Nevojitet pjekuri e vullnet







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Universitet, Trump pezullon programin e lotarisë së kartës së gjelbër
Bota

Vrasja në Universitet, Trump pezullon programin e lotarisë së kartës së gjelbër

by mirseda
09:48 | 19/12/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi sot programin e lotarisë së vizave për diversitetin, të...

Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

09:03 | 19/12/2025
Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

09:00 | 19/12/2025
E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

08:54 | 19/12/2025
Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

22:27 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com