Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Stabiliteti dhe siguria në Somali

9 vjet ago
in Të Gjitha
Stabiliteti dhe siguria në Somali

Boris Johson*

“Sabah”

“Mënyra e udhëtimit me kolona të armatosura që rekomandohet për të udhëtuar në kryeqytetin e një vendi nuk është asnjëherë shenjë e mirë. Kur kalon nëpër ndërtesat si ngordhësira të venitura dhe ecën në rrugët e Mogadishu-t, ndjen rrënimin e krijuar e të përjetuar prej vitesh në Somali. Edhe ambasada Britanike që valëvit flamurin e Mbretërisë së  Bashkuar në Mogadishu, mundësinë e vizitës time e quajti ‘situatë të jashtëzakonshme’.

Mogadishu kishte mbetur i ekspozuar përballë plaçkitjeve të baronëve të luftës, të cilët rrugët e bardha të stilit Italian i kishin kthyer në grumbull rrënojash.

Në fund, grupi terrorist El-Shabab njëherësh edhe krahu i Al-Kaedës në Afrikën Lindore, kishte shtënë në dorë pjesën më të madhe të zonës jugore të Somalisë dhe impononin rregullat e tyre më të pamëshirshme. Sikurse e ka thënë dhe lideri i Somalisë: “Grupi terorrist El-Shabab është një rrezik për Somalinë, vendet fqinje, rajonin dhe gjithë botën.”

Sot të gjitha këto kanë ndryshuar.

Qeveria formale e rikthyer në Somali, nisi punën në një mënyrë të kujdesshme për ndërtimin e vendit nga zero. Në vitin 2013, si Mbretëri e Bashkuar, hapëm përsëri Ambasadën tonë dhe dërguam diplomatët tanë në mbështetje të zbatimit të përpjekjeve që mundësonin lindjen e Somalisë nga hiri. Dhe në shkurt të këtij viti, Somalia mbërriti në një pikë kthimi. Kryetari i shtetit Farmajo, nisi detyrën e tij në Mogadishu duke kaluar në krye të saj me rrugë paqësore.

Kjo është rrëfenja e një përmbledhjeje shumë të rëndësishme pas anarkisë dhe përplasjeve të përgjakshme që vazhduan prej vitesh. Por, ende ka shumë për të bërë.

Kur isha në Mogadishu, përjetova privilegjin e njohjes me ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që ndihmonin në rritjen e aftësive ushtarake të ushtarëve të AMISON-it (Misioni Somalez i Bashkimit Afrikan). Por, Somalia nuk mund të jetë tërë kohën e varur nga të huajt; është e nevojshme të marrë përsipër përgjegjësitë e forcave të veta në mbrojte dhe sigurisë të qytetarëve të saj. Për mua njëra nga prioritetet me Somalinë është Marrëveshja e Sigurisë. Pra, dëshiroj të arrijmë një marrëveshje që do të çojë më tej reformat e sigurisë dhe që përfshin planin e krijimit të një Ushtrie Kombëtare, ndërsa qëllimi ynë final është që në vitin 2021 të realizohen zgjedhjet ‘një njeri – një votë’. Për fat të keq një katastrofë që hijezon të gjitha këto detyra të mëdha është evidente. Somalia tani vuan një thatësirë të frikshme dhe uri të miliona njerëzve. Tani që po shkruaj këto rreshta, numri i somalezëve që kanë nevojë urgjente për ushqime, është gjashtë milion dhe rreziku i urisë është shumë serioz.

Zia e fundit e bukës që goditi Somalinë ndodhi në vitin 2011 dhe nuk duhet të harrojmë që vdiqën rreth 260 mijë njerëz.

Nëse lëvizim shpejt dhe të vendosur mund ta ndalojmë këtë fatkeqësi. Mbretëria e Bashkuar është duke avancuar në këtë çështje duke siguruar ilaçe, ujë dhe ushqime për më tepër se një milion njerëz në Somali.

Kombet e Bashkuara dhe bashkësitë ndërkombëtare duhet të sigurojnë ndihmën që Somalia e ka të nevojshme. Rreziqet janë aq shumë, saqë nuk e kemi luksin të dështojmë.

*Ministër i Jashtëm i Anglisë 

Tags: AMISONboris johnsonEl-Shababmbreteria e bashkuarsomaliastabiliteti

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Kryemadhi: Nëse opozita ndalon qytetarët të votojnë, do kemi një tjetër ’97

Kryemadhi: Nëse opozita ndalon qytetarët të votojnë, do kemi një tjetër ’97

SHBA “ultimatum” Kosovës: Ratifikoni marrëveshjen me Malin e Zi pa asnjë vonesë

SHBA "ultimatum" Kosovës: Ratifikoni marrëveshjen me Malin e Zi pa asnjë vonesë

VIDEO/Cikalleshi vuan me Kombëtaren, por shkëlqen në Turqi. Kësaj radhe realizon një tripletë

VIDEO/Cikalleshi vuan me Kombëtaren, por shkëlqen në Turqi. Kësaj radhe realizon një tripletë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com