Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama tregon pengun e tij: Më vjen keq që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, doja shumë që…

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama tregon pengun e tij: Më vjen keq që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, doja shumë që…

Edi Rama ka folur sot në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste, të mbajtur në Durrës.

Rama e ka nisur fjalën duke falendëruar Daden, Doklen, Leskajn dhe çdo mbështetës që ka kontribuar në PS.

Gjithashtu, Rama ka bërë të qartë që zgjedhjet do zhvillohen më 18 qershor pa opozitën, si dhe ka treguar “pengun” e tij për mungesën e opozitës në zgjedhje, që sipas tij ishte që të mundte shumë më thellë PD-në se 4 vite më parë.

FJALA E RAMËS:

Dëshiroj ta nis me fjalën më të thjeshtë: Faleminderit! Faleminderit të gjithë atyre që më bënë nderin më të madh që dikujt mund t’i bëhet në jetë në atdheun e tij, duke më zgjedhur kryeministrin e këtij vendi. U them të gjithëve se bëra gjithë sa munda, jo gjithë sa doja, por jam krenar që mund t’u them: po, shumë mbetet ende për të bërë, por ama sot ju kemi dhënë provën se ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju këtu që më ndihmuat në çdo ditë dhe në çdo orë të vështirë të këtyre 44 muajve në detyrë. Faleminderit deputetëve të grupit tonë parlamentar, veçanërisht Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades që dhanë gjithçka mundën për vite të tëra në vijën e parë të betejave të PS-së. Jam i bindur se përvoja e tyre do të na ndihmojë përherë, faleminderit deputetëve që s’do të jenë këtë herë pjesë e listës sonë, por do vazhdojnë të bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe Partinë Socialiste.

Faleminderit çdo anëtari të kësaj familjeje kaq të madhe këtu apo në emigracion për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe PS-së, ku PS-ja del më e fortë, më e rritur për të udhëhequr Shqipërinë. Dhe Shqipëria, po mund të bëhet shtet. Një shtet serioz, dinjitoz në marrëdhëniet me fqinjët dhe me botën. Faleminderit Lindës, fëmijëve, pa diskutim Anetës që vazhdojnë t’ma hapin derën e shpish me dashuri në brumje vonë, edhe pse nuk u kam kthyer dot asnjë përqind të dashurisë që më kanë kushtuar pareshtur.

Sot është Dita e Europës, dita e fitores mbi fashizmin, dita e zanafillës së projektit më fantastik të BE-së, sot është dita jonë! Sot është dita e Shqipërisë që duam, me shtet, me punë, me mirëqenie. Është dita e PS-së në këtë Kongres Elektoral  të radhës, përpara zgjedhjeve politike të radhës. Patjetër, Vlora nuk diskutohet, por zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se 1 arsye.

Sepse këto zgjedhje më 18 qershor, shqiptarët do vendosin si do të jetë nesër Shqipëria që po rilindim pasi e morëm në dorë dhe përdore, të rrënuar, pa shtet, ku kush respektonte ligjet quhej budalla dhe i dobët. Ndërsa kush shkelte rregullat quhej i fortë dhe nuk i hynte asnjë gjëmbë në këmbë. Shqipëria që kishim i kishte të mbyllura dyert e Evropës, Shqipëria që kemi është kandidate për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria që duam duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Dëgjojeni mirë: 18 qershori është as për mua, as për ti, po për gjithë Shqipëri.

Dhe tani heshtje. Është e pabesueshme, por është e vërtetë. Partia që lindi 27 vjet më parë, PD ka ikur sot në drejtim të paditur.

Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika. Një frikë e madhe, më e madhe se sa një kope lepujsh në bark nga drejtësia. Mbyllur në një bunker plastamasi, prej ku i ka shpallur luftë tërë dynjasë. Nuk duan zgjedhje, sepse nuk e duan Vettingun. Nuk flenë më gjumë qysh kur u detyruan të votonin Reformën në Drejtësi. Këtë e dinë shumë mirë. Pa votuar Vettingun, nuk i dalin dot përpara asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën. Prandaj duan të hedhin në erë zgjedhjet.

Më vjen keq dhe jam shumë i sinqertë. Me vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu të mos ndodhte dhe e di se shumë prej jush nuk është ndjerë i qetë me lëshimet e mia, merre me mend si është ndjerë Brace. Nuk e ka pritur mirë tërheqjen e kandidatit në Kavajë.

Kam dëgjuar shumë që thonë: sikur të ishin ata… Jini krenarë që ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi njësoj edhe pse jemi natyrisht vëllezër e motra të të njëjtit gjak, që flasim të njëjtën gjuhë, por jini krenarë që ne nuk jemi njësoj si ata. Prandaj ne nuk e vëmë asnjëherë partinë mbi Shqipërinë.

Për ne nuk vjen kurrë i pari shembulli i forcës por forca e shembullit. Jini të qetë me vetëdijen që bëmë gjithçka. Iu ofruam ç’ka nuk kemi guxuar ta shihnim as në ëndrrën më të bukur. U dhamë mundësinë e parë në 27 vjet që gjatë fushatës të mbikëqyrnin qeverinë nga brenda. Refuzuan gjithçka, sepse ata nuk e kanë hallin te procesi zgjedhor. Nuk e kanë hallin as te droga, as te krimi, ata hallin e kanë te divorci i pamundur me gjykatësit  e korruptuar, te divorci që nis me Vettingun. Vendosen të vrasin veten. Churchilli thotë: problemi me vetëvrasjen politike është që nuk vdes, por jeton gjithë jetën me pizhmanin që e bëre. Ashtu le të jetojnë, e zgjodhën politikën e inatit, tani le ta vuajnë inatin e politikës. S’e fsheh dot, as s’më dhimbsen, as s’më bëhet vonë sa pishman do bëhen ata.

Me dhimbsen mbështetësit e tyre, më dhimbset opozita që krijon një imazh jo të admirueshëm për vendin tonë.

Më bëhet vonë edhe 1 gjë: doja t’i kishim përballë më 18 qershor, mezi prisja t’i mundja shumë më thellë se 4 vite më para.

Por, u dorëzova dhe unë, s’na ka mbetur gjë tjetër veçse t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara drejt 18 qershorit./ TIRANA TODAY

Tags: durresedi ramaKongresi Elektoral i PSlulzim basha

TË LIDHURA

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit
Politikë

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

17:18 | 15/01/2026
Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie
Aktualitet

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

16:16 | 15/01/2026
Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat
Aktualitet

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

15:27 | 15/01/2026
Next Post
Basha: Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, ka varrosur shtetin

Basha: Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, ka varrosur shtetin

Rama tregon prapaskenat: Çfarë i thashë Lulit gjatë takimit për negociata

Rama tregon prapaskenat: Çfarë i thashë Lulit gjatë takimit për negociata

Facebook së shpejti me një televizion të tijin

Facebook së shpejti me një televizion të tijin







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

by mirseda
17:40 | 15/01/2026
0

Të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Rey Manaj. Sulmuesi kuqezi mesa duket do...

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Mbështetje për sundimin e ligjit

17:18 | 15/01/2026
Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës

Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës

16:59 | 15/01/2026
Në shënjestër objektivat e Hezbollahut, Izraeli kryen operacione sulmi në Liban

Në shënjestër objektivat e Hezbollahut, Izraeli kryen operacione sulmi në Liban

16:18 | 15/01/2026
Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

16:16 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com