Kreu i Partisë Socialiste gjatë Kongresit Elektoral të PS-së në Durrës, ka rrëfyer prapaskenat e takimeve me Bashën për negociata.
“I keni parë atë të PD-së, që sa herë hapin gojën e kanë jeshile? Mos kujtoni se ju është prishur televizori, por janë ata që flasin vetëm për kanabis. Nuk po themi që ky problem nuk ekziston, por policia e shtetit ka bërë punë të mrekullueshme”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri tha se këtë çështje e kishte diskutuar edhe me kreun e PD-së, të cilit i kishte thënë se këtë vit ky fenomen merrte fund.
“Çfarë i thashë Lulzimit kur më përsëriste përrallën për qeveri teknike? I thashë mos u lodh kot se ky vit është epilogu i luftës tonë me këtë fenomen. Çfarë i thashë tjetër Lulzimit? I thashë harroje 18 qershori nuk bëhet, është për popullin,” tha Rama.