Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Le të ngremë një dolli për Macron, me gotën gjysmë-plot

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Le të ngremë një dolli për Macron, me gotën gjysmë-plot

French Economy and Industry minister Emmanuel Macron tastes wine as he visits the Salon de l'Agriculture farm fair on March 3, 2016 in Paris. / AFP / DOMINIQUE FAGET (Photo credit should read DOMINIQUE FAGET/AFP/Getty Images)

Timothy Garton Ash, kolumnisti i “The Guardian”, shkruan se nëse Macron nuk arrin të reformojë Francën deri në vitin 2022, në krye mund të kemi presidente, Marine Le Pen.  Ai është pesimist se Macron do të ndikojë në zhvillimin e Evropës. Ndërsa thekson se evropianët janë duke “pirë” shansin e tyre të fundit.

Timothy Garton Ash, “The Guardian”

Ashtu si dikush, i cili i ka shpëtuar paq një ataku në zemër, Evropa mund të ngrejë një dolli dhe të falënderojë Emmanuel Macron për fitoren e arritur.

Por, gota është më pak se gjysmë-plot. Nëse Evropa nuk e ndryshon mënyrën sesi vepron, fitorja e Macron do të shërbejë sa për të shtyrë ditën fatale të saj.

Presidenti i ri do të jetë një produkt i shkëlqyer i elitës së këtij vendi, duke bartur problemet e mëdha strukturore të Francës; disa ide të mira për trajtimin e këtyre problemeve, politika të forta dhe një angazhim edhe më të madh në Bashkimin Evropian.

Kur të formohet një qeveri e qendrës pro-evropiane, në Berlin, pas zgjedhjeve gjermane këtë vjeshtë, ka një shans që këto dy vende të udhëheqin reformat konsoliduese të Bashkimit Evropian.

Tani, shijoni ato pak pika shampanjë sa të mundeni, sepse tashmë e keni zbrazur gotën.

Por, le t’i hedhim një sy të shpejtë realitetit; Falë sistemit të lartë zgjedhor francez dhe traditës së fortë republikane, rezultati politik është më i mirë se fitoret e Donald Trump dhe Brexit. Por, realiteti elektoral është në njëfarë mënyre edhe më keq se këto që përmendëm më lart.

Trump erdhi nga bota e kapitalizmit, jo nga një parti e së djathtës ekstreme; Shumica prej 52% që votuan për Brexit nuk votonin për Nigel Farage. Pas performancës së pështirë, të zhgënjyer dhe të çmendur të Le Pen në debatin televiziv, të mërkurën e kaluar, askush nuk mund të kishte dyshime se për kë do të votonin francezët. Sjellja e Le Pen e bën Farage të duket më i arsyeshmi në mesin e populistëve.

Franca, vendi, i cili na ka dhënë shembullin e revolucionit të dhunshëm të vitit 1789, tani është shndërruar në personifikimin botëror të kundërrevolucionit, antiliberal.

Le Pen është modeli i populistes moderne. Ajo mburrej në debatin televiziv se do t’ia dilte të “bënte sap” Putinin, do të bashkëpunonte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.  

Ka shumë arsye për të besuar se kjo valë e populizmit kundër globalizimit, liberalizimit dhe evropianizimit, rrjedh nga zemërimi i ndrydhur brenda kësaj fryme.

Macron e di se çfarë duhet bërë me Francën. Por, nuk ka gjasa që të ketë sukses.

Për ata që mbështetën Le Pen, ata që abstenuan, përfshirë edhe votuesit e majtë që e përshkruan këtë raund të dytë, si zgjedhje midis plagës dhe kolerës, presidenti i ri nuk vjen nga asnjë parti politike. Kështu që, është krejtësisht e paqartë se kush do të dalë shumicë nga zgjedhjet parlamentare franceze, muajin të ardhshëm.

Nëse Macron nuk arrin të reformojë Francën, në vitin 2022 mund të kemi një presidente si Le Pen. Ai përshkruhet si një “Renzi 2.0”, duke iu referuar ish-kryeministrit italian Matteo Renzi.  Qëllimi i tij është tejet ambicioz; të zvogëlojë shpenzimet publike nga 56% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 52%.

Pengesat që ka përpara për të ndryshuar Francën janë të mëdha, duke nisur nga sindikatat e fuqishme, nga sektori i fryrë publik e deri tek fermerët, të cilët e kanë kthyer në zakon që të bllokojnë rrugët me traktorë. Nëse Macron nuk arrin të reformojë Francën deri në vitin 2022, në krye mund të kemi presidente, Marine Le Pen.

Aspekti më i mrekullueshëm është që Macron dëshiron të reformojë BE-në. Por, ai nuk e ka këtë aftësi.

Bisedimet për Brexit janë përkeqësuar. Britania nuk është më një aleat i madh në reformat e Evropës, duke u shkëputur tërësisht nga qendra e saj.

Italia, me borxhin publik më të lartë se sa Franca, me sektorin e brishtë bankar dhe me një politikë të dobët, mund të prodhojë krizën e ardhshme të Eurozonës.

Shkaqet e krizës së refugjatëve mbeten të patrajtuara. Hungaria dhe Polonia po udhëhiqen nga populistët anti-liberalë.

Propozimet e Macron për reformën e Eurozonës parashikojnë një politikë të përbashkët fiskale, një ministër të përbashkët të financave, një borxh të përbashkët dhe krijimin e unionit bankar- të gjitha këto nuk përtypen mirë nga votuesit gjermanë.

Mbi të gjitha, ai ka premtuar një “Evropë proteksioniste”. Dakord. Por, si? Pra, kjo është vetëm një pauzë. Gjithçka mbetet për t’u parë. Ndërkohë, Evropa është duke pirë në sallonin e saj shansin e fundit.

Përshtati në shqip për Tirana Today, Bardhi Quku

Tags: BrexitBritania e MadheevropaFrancaMacronMarine Le PenTimothy Garton Ash

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
FOTO/ Humbja e thellë e Marine Le Pen, Rama ironizon Bashën

FOTO/ Humbja e thellë e Marine Le Pen, Rama ironizon Bashën

SHKODËR/ Krim në familje, burri vret gruan me armë gjahu

SHKODËR/ Krim në familje, burri vret gruan me armë gjahu

Shtypi i ditës, 8 maj 2017

Shtypi i ditës, 8 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

by mirseda
18:54 | 28/01/2026
0

UEFA Champions League zbret në fushë këtë të mërkurë me 18 ndeshjet e fundit të fazës së...

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com