Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PPE, Bashës: Vazhdo dialogun me Ramën dhe hyr në zgjedhje!

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PPE, Bashës: Vazhdo dialogun me Ramën dhe hyr në zgjedhje!

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të vijojë dialogun me kryeministrin Rama dhe të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 18-qershorit.

Ky qëndrim i Daul vjen pas komunikimit nëpërmjet një video-konference me kryedemokratin, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme.   

Mesazhi i Partive Popullore Evropiane:   

Pas një bisede telefonike me kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të kësaj force politike, Presidenti i PPE Joseph Daul bëri deklaratën e mëposhtme:

 “Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PD-së. Objektivi i konferencës-video i ditës së sotme ishte para së gjithash, apeli që PD të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhjeje që përfshin PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë e të përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare PD-në ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE-në. Unë përgëzoj PD-në  tonë anëtare për qëndrimin e saj në luftën kundër drogës, të cilën e ka vendosur në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, që BE të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e monitorimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst, unë u sigurova nga PD se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.

Për më tepër, theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e kaluar vendosi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Tags: bedrogajoseph daulkanabisilulzim bashappeZgjedhjet

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Lojërat e shpejta në Messenger fillojnë aplikimin në gjithë botën

Lojërat e shpejta në Messenger fillojnë aplikimin në gjithë botën

Agron Duka: Qeveria teknike mund të jetë edhe me Ramën kryeministër

Agron Duka: Qeveria teknike mund të jetë edhe me Ramën kryeministër

Basha: Duan të ma marrin PD-në nga brenda

Basha: Duan të ma marrin PD-në nga brenda







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com