Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale

10 muaj ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev në Sofje.

“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.

Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa. “Kjo është mënyra se si ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”.

Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza muaj më parë, kur, sipas saj, Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, kanë dalë me një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Propozimi që përmendi ajo – i njohur në publik si plani franko-gjerman – thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Së voni, Bashkimi Evropian ka nisur t’i referohet atij si “propozimi i Brukselit”.

“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.

Ekzistenca e propozimit të BE-së është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.

Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.

Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.

“Është koha që Serbia përfundimisht të vendosë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë. Në drejtim kah Evropa, apo në drejtimin e Moskës? Nuk mund të jesh me të dyja palët”, ka thënë Osmani.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje për targat, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. /evropaelire

Tags: Presidentja e KosovësSerbiaVjosa Osmani

TË LIDHURA

Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në rajon, Greqia “në alarm të kuq”, ja çfarë pritet të ndodhë
Rajoni

Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në rajon, Greqia “në alarm të kuq”, ja çfarë pritet të ndodhë

18:10 | 27/09/2023
Greqia në krizë për puntorë, do lejojë të huajt të punojnë pa dokumente në bujqësi dhe ndërtim
Rajoni

Greqia në krizë për puntorë, do lejojë të huajt të punojnë pa dokumente në bujqësi dhe ndërtim

17:46 | 27/09/2023
Sulmi në veri të Kosovës, liderët opozitarë takohen me Vjosa Osmanin
Rajoni

Sulmi në veri të Kosovës, liderët opozitarë takohen me Vjosa Osmanin

16:21 | 27/09/2023
Next Post
Reshje shiu me intensitet të ulët, në male reshje dëbore. Si parashikohen temperaturat për nesër

Reshje shiu me intensitet të ulët, në male reshje dëbore. Si parashikohen temperaturat për nesër

A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?

A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?

Shpërthim me b*mbë në shkollën afgane

Shpërthim me b*mbë në shkollën afgane

JU REKOMANDOJMË

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Mërkurë 27 Shtator 2023

21:28 | 26/09/2023
Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

21:38 | 25/09/2023




TË FUNDIT

E rëndë, vajza shqiptare grushtohet barbarisht në mes të rrugës (VIDEO)
Aktualitet

E rëndë, vajza shqiptare grushtohet barbarisht në mes të rrugës (VIDEO)

by mirseda
20:42 | 27/09/2023
0

Një video me pamje të rënda qarkullon së fundmi online, ku shikohet se si një mashkull i...

Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

20:11 | 27/09/2023
Atentati në Dukagjin ndaj babë e bir , policia kërkon autorin me helikopter

Atentati në Dukagjin ndaj babë e bir , policia kërkon autorin me helikopter

20:05 | 27/09/2023
Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

20:04 | 27/09/2023
Babai viktimë dhe i biri i plagosur nga atentati në Dukagjin, zbardhet e shkuara e errët e Gjin Gurit

Babai viktimë dhe i biri i plagosur nga atentati në Dukagjin, zbardhet e shkuara e errët e Gjin Gurit

20:02 | 27/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com