Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të vegjël për Anglinë, Gjimshiti ka arritur pjekjen maksimale

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Sport, Të Gjitha
Të vegjël për Anglinë, Gjimshiti ka arritur pjekjen maksimale

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur ndeshjen e dytë kualifikuese për në Katar 2022 ndaj një Anglie të mbushur me yje Premier Lige. Harry Kane, kepucë e artë në Premiership, ndoshta 9-shi më i shtrejnjtë në kampionatin anglez për momentin, Sterling dhe Foden në krahët e tij, si dy makineri gjestesh teknike.

Dy lojtarë të Guardiolës dhe një i Murinjos në sulm për ‘tre luanët’!  Sigurisht që diferenca në cilësi dhe vlerë lojtarësh është e pakrahasueshme, më mirë të mos i hyjmë asaj llogarie, por gjithsesi pati disa pika ku skuadra tregoi shenja pozitive ashtu siç pati dhe momente negative si në lojë ashtu dhe në formacion.

Vendosja dhe interpretimi në fushë

U duk një 5-2-3 në letër por një kundërshtar me aq potencial si Anglia të imponohet që në minutën e parë dhe normalisht detyrat në fushë e bënë vendosjen tonë 5-4-1. Pesë mbrojtës për të përballuar treshen e sipërpërmendur; Foden, Sterling, Kane.

Në mesfushë, Bare duket komplet i pafuqishëm në organizim loje dhe në nxjerrjen e ekipit përpara. Nëse ka një repart që nuk ekzistoi dje për Shqipërinë në fazën ofensive, ai repart ishte mesfusha. Mesfushë që prodhoi shumë pak për të mos thënë asfare. Kalvin Phillips, Declan Rice dhe sidomos Mason Mount, në formë të shkëlqyer dje (u pasqyrua dhe në rezultat me gol+asist), e bukosën mesfushën e Shqipërisë në çdo aspekt. Mount pati lirinë dhe njëkohësisht përgjegjësinë që të shkonte përpara dhe të bëntë një ofensivë me 4 për Anglinë pasi mbrojtja jonë me 5 ishte numerikisht shumë për Foden-Kane-Sterling. Nëse do të kishim një njeri më shumë në mesfushë, një ‘pitbull’ që të ishte në fushë vetëm për t’i nxirë jetën Mount-it, atëherë do të kishte qenë më e lehtë për ne të neutralizonim Mountin që rezultoi nyja Gordiane e takticizmit të ndeshjes.

Në sulm Shqipëria hedh 3 kërcënues porte Uzuni, Broja, Cikalleshi. Nëse Reja do ta kishte nisur me vetëm një sulmues të mirëfilltë dhe jo me tre, dmth në vend të dy prej Uzuni-Broja-Cikalleshi do të kishim pasur dy mesfushorë ose ‘mexala’ si Lenjani, Roshi apo ndonjë tjetër, do të kishim sakrifikuar diçka në kërcënimin e portës së kundërshtarit (gjë që gjithsesi ishte pothuajse asgjë; dy raste dhe zero goditje në kuadrat) por ama me siguri do të kishim mundësinë të mbipopullonim mesin e fushës dhe në vend të dy mesfushorëve para mbrojtjes me 5 ndoshta do të kishim mundësinë e 4 lojtarëve prej të cilëve njëri t’i vihej si markues personal Mason Mountit.

Gjimshiti

Nëse ka një lojtar që shkëlqeu në ndeshjen e djeshme është Berat Gjimshiti. Pastron gjithçka, bllokon pafund, hidhet, rrëshket, ndërhyn. Fiton duele me Kane dhe Sterling. I sigurtë në lojën në ajër.

Ndonjëherë prish rreshtimin dhe avancon nëse sulmuesi kthehet prapa me topin në këmbë apo nëse parashikon një pasim të kundërshtarit. Luan si tek Atalanta dhe kjo është diçka që Edi Reja dhe stafi i kombëtares nuk mund ta ndryshojnë dot, fundja luan çdo javë tek Atalanta me këtë stil loje dhe është e pamundur ta ndryshosh me 1 javë grumbullim në kombëtare. Tregoi edhe dje kualitet të lartë dhe duket që ka arritur kulmin e karrierës së tij në aspektin teknik. Jemi me fat që e kemi!

T.Kotorri, Tirana Today

 

 

Tags: angliGjimshiti...kombetarjashqiperi

TË LIDHURA

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci
Sport

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci

19:53 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Bizneset që rrezikojnë falimentimin nga rënia e konsumit

Bizneset që rrezikojnë falimentimin nga rënia e konsumit

Mes kaosit dhe shpresës, si nisi vaksinimi masiv!

Mes kaosit dhe shpresës, si nisi vaksinimi masiv!

Ekzemat, nga se shkaktohen dhe si kurohen. Si duhet të ruajmë fëmijët e vegjël

Ekzemat, nga se shkaktohen dhe si kurohen. Si duhet të ruajmë fëmijët e vegjël







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com