Ekzemat, nga se shkaktohen dhe si kurohen. Si duhet të ruajmë fëmijët e vegjël

Ekzemat prekin një në çdo pesë individë të paktën një herë gjatë jetës. Shkaqet janë të shumëllojshme, duke nisur nga kontakti me çfarëdolloj produkti kimik me lekurën, produkte kozmetike, kontakti me materiale të ndryshme apo edhe nga kontakti me bimë apo kafshë. Termi që përdoret gjerësisht është “ekzemë” ose “pezmatim i lekurës”. Dermatologët thonë se, ekzema mund të jetë akute ose kronike ose të dyja bashkë.  Nëse ndodh ekzema akute lëkura skuqet, enjtet dhe ka kruajtje. Në këtë rast mund të krijohen te pacienti vezikula të mbushura me lëng seroz. Ndërsa në ekzem kronik lëkura është e kuqe e errët, e kufizuar përgjithësisht me lëkurën e e shëndoshë, dhe e shoqëruar me cipëza lëkure të imëta të shkëputura si shkumë e bardhë. Pasi shfaqet ekzema duhet patjetër të drejtohemi nga jeku, pasi ajo rrezikon të shtohet nga stresi psikologjik.

Llojet e ekzemave

a)ekzemë atopike

Ekzema atopike, e njohur në gjuhën popullore si rrjebulla, është pezmatim kronik i lëkurës që është shumë e zakonshme në fëmijët. Por mund të ndodhë edhe në çdo moshë tjetër. Ajo është e njohur edhe si ekzemë, dermatit atopik dhe neurodermatitis. Kjo është forma më e zakonshme e dermatitit.

b)ekzemë e duarve

Ekzema e duarve ndodh shpesh nga përdorimi i detergjentëve larës. Përdorimi pa kriter dhe pa masa mbrojtëse, siç është përdorimi i dorezave, çon në acarimin e lëkurës apo pezmatimin e lëkurës, pra në irritimin e lëkurës. Në  fazën e parë lekura është e skuqur e enjtur dhe me vezikula të vogla apo bulëza me lëng serotik, ku krujtja është prezent. Kjo është faza akute e ekzemës. Më pas, me vazhdimin e përdorimit të këtyre produkteve kimike, lëkura fillon dhe thahet, ashpërsohet dhe trashet, dhe mund të krijojë çarje të lëkurës.

  1. c) “ekzema nga profesioni”

Dermatologët shprehen se, janë duke u shtuar “ekzemat profesionale”, që janë ekzema që vijnë nga puna me produkte dhe lëndë kimike, sidomos tek puntorët e ndërtimit, te banakierët, parukierët apo persona që punojnë me produkte kimike. Por Jo më pak të rrezikuar janë edhe ata që marrin ekzemë nga kontakti me disa bimë apo kafshë.

Trajtimi i kësaj patologjie kërkon  përdormi të pomadave me kortizon. Ndërsa në në fazën akute nevojitet kortizonik sistemik.

Acarimi nga panolinat

Acarimi i lëkurës nga panolina vjen si rezultat nga kontakti shumë i ngushtë nga jashteqitjet apo urina e fëmijve me lekurën. Ndodh shpesh te shumë fëmijë që lëkura skuqet dhe shpeshere mbiinfektohet nga bakterie apo myqe që janë më të shumtë në atë zonë. Tek disa fëmijë, sidomos gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve, imuniteti fillon dhe bie dhe ata bëhen me të ndjeshëm ndaj virozave dhe enterovirozave, të cilat shprehen me diarre, gjë që çon në pezmatimin e lekurës. Higjiena e pakët dhe lanolinat jocilësore e shtojnë këtë acarim të lëkurës.

Lexo edhe :   Çfarë është depresioni i paslindjes

Këshillat për prindërit

Panolinat duhen të ndërrohen sa më shpesh, sidomos tek fëmijët  që kanë këto probleme sa here që ata defekojnë apo urinojnë. Nevojitet larje me ujë të rrjedhshëm për çdo ndërrim pelenash. Gjithashtu, përdoren zbutës që në përmbajtjen e tyre kanë oksid zinku që ka veti antiinflamatore. Dhe në rastet kur lëkura është acaruar, përdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.

Më të rrezikuarit

Më të rrezikuarit nga ekzema janë ata me prirje gjenetike për alergji. Ekzema shfaqet në këto raste së bashku me fenomene respiratore alergjike, si astma dhe riniti alergjik. Shpesh këto patologji janë familjare, fëmija mund te kete njerin prej prinderve, vella ose moter alergjik nga patologjite qe permendem me siper. Një histori familjare per astma, ekzemë ose rinit alergjik është veçanërisht e dobishme në diagnostikimin e ekzemës atopike në foshnjat.

A është ngjitëse ekzema?

Dermatologët thonë se, ekzema atopike nuk është ngjitëse! Ajo lind për shkak të bashkëveprimit kompleks të faktorëve gjenetikë dhe faktorve te mjedisit të jashtëm. Këto përfshijnë defektet në funksionin normal mbrojtës të lëkurës e duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj kontaktik me faktor të jashtëm specifik si detergjent, shampo, veshje leshi apo sintetike dhe irritues të tjerë ne kontakt me lekurën, apo ndryshime jo specifike si ndryshimet e motit, temperatura. Lëkura në egzemën atopike është e skuqur e enjtur, me luspa të kuqe pa kufij të qarte me lekurën e shendoshë.

Kurimet e ekzemës

Trajtimi i ekzemës atopike duhet të fillojë që në marrjen e masave të thjeshta si përdorimi i veshjeve të pambukut, përdorimi i larësve të bute, pa përmbajtje aromatike, dhe aplikimi pomadave zbutëse të lëkurës, kremrave dhe pomadave të prodhuara posaçërisht për këtë problem. Por kur këto pomada nuk japin efekt atëherë duhet të drejtohemi te dermatologu për të marrë një mjekim më profesional. Dermatologët theksojnë se nuk duhet lënë ekzema të rrjedhë e të mbyllet vetë, por të mjekohet në mënyrë kronike, pasi lënia e patrajtur e saj çon në mbiinfeksione bakteriale të cilat e acarojnë dhe vështiresojnë edhe me shumë trajtimin e mëvonshëm.