Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

8 faqe dokument/ Meta kritika të forta qeverisë: Plani i integrimit nuk është korrekt

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Dekreti nuk ka kthim pas”/ Meta: Datën e zgjedhjeve do ta caktoj pa konsultim me partitë

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka publikuar kritikat dhe rezervat për planin e integrimit me 15 pika të qeverisë. Në një dokument prej 8 faqesh, Meta rendit jo vetëm 15 kushtet, por edhe opinionet e tij për disa çështje.

Ai deklaron se nga ky plan është zhdukur kushti i BE-së për hetimin e krimit zgjedhor. Presidenti thekson se plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Duke numëruar rekomandimet e BE-së, Meta thotë se një ndër to është dhe “nisja e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës”.

Argumentet e plota

“Fillimisht dëshiroj të tërheq vëmendjen për mënyrën e prezantimit të projekt-plan veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument. Qasja për vendosjen përpara faktit të kryer jo vetëm nuk i shërben qëllimit për zbatimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por cënon edhe besueshmërinë e këtij procesi me pasojë të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndaj duhet fillimisht të ndërtohet një proces i mirëstrukturuar, objektiv, transparent dhe realisht gjithëpërfshirës. Të përcaktohet qartë se cili institucion do të marrë përsipër udhëheqjen e hartimit, koordinimit, konsultimit, miratimit, dhe më pas të monitorimit të zbatimit të planit të veprimit për 15 kushtet e përcaktuara. Duhet të këtë një kalendar të qartë të këtij procesi që kërkon angazhim më të gjerë se përgjegjësitë e ekzekutivit, gjithmonë në rast se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, e si rrjedhojë me bashkëpërgjegjësinë përkatëse të gjithsecilit. Në përvojën e gjatë institucionale të shtetit shqiptar tashmë është e konsoliduar metodologjia që ndiqet në procese të tilla, e që në këtë rast po shtrembërohet në mënyrë të paarsyeshme.

Së dyti, plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian. Këshilli i Bashkimit Europian në konkluzionet e tij të 25 Marsit 2020 thekson se: “Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme përpara zhvillimit konferencës së parë ndër-qeveritare: Të miratojë reformën zgjedhore, plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore;

Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias;

Të përfundojë ndërtimi i strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar;

Të forcojë më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë përmes bashkëpunimit me vendet anëtare të BE dhe përmes plan-veprimit në përgjigje të rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force);

Të trajtojë fenomenin e azilkërkuesve dhe të sigurojë riatdhesimin; Amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias; Komisioni do të hartojë një raport mbi këto çështje duke përfshirë dhe përparimin mbi një bazë të gjurmueshme të dhënash kur të prezantojë kuadrin negociator. Kuadri negociator do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria ka trajtuar me sukses 5 prioritetet kyçe si:
Nisjen e procedimeve penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut;

Nisjen e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës; Të ketë një bazë të gjurmueshme të dhënash solide për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e procedimeve të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

Përparim të mirëfilltë në reformën e administratës publike;
Zbatimi i reformës zgjedhore;
Një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;

Përparim të mëtejshëm në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit kuadër për mbrojtjen e minoriteteve të vitit 2017, Miratimin e ligjit për regjistrimin e popullatës sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës;

Përparimin e procesit të regjistrimit të pronës. Këshilli e fton Komisionin që të vijojë monitorimin e përparimit dhe të përputhshmërisë në të gjitha fushat që lidhen me çeljen e negociatave dhe të nisë dhe përfundojë procesin e këqyrjes analitike të legjislacionit europian në vend, duke nisur me pirgun e çështjeve thelbësore.”

Pra përpara propozimit të kuadrit negociator nga Komisioni Europian (Qershor 2020), Shqipëria do të duhej të kishte plotësuar 6 (gjashtë) kushtet e para, e më tej, përpara miratimit të këtij kuadri nga Këshilli Europian (vjeshtë 2020), Shqipëria do të duhet me doemos të ketë zbatuar 15 kushtet e renditura më sipër.
Ndërkohë që Komisioni Europian është aktualisht në proces diskutimi të kuadrit negociator, është për të ardhur keq që ky kuadër nuk mbështetet në përparimin thelbësor që pritej nga Shqipëria.

Fatkeqësisht, edhe kësaj here paralajmërimet dhe thirrjet e mia të kahershme për nisjen e menjëhershme të punës, nuk u dëgjuan në kohë.

Gjithsesi është me rëndësi thelbësore që çdo dokument zyrtar i palës shqiptare, sado i vonuar, duhet t’i përgjigjet kërkesave të qarta të BE, pasi zbatimi i tyre është detyrim i pashmangshëm.

Tags: beintegrimiMeta

TË LIDHURA

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Politikë

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:27 | 18/12/2025
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

13:08 | 18/12/2025
Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja
Politikë

Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

12:56 | 18/12/2025
Next Post
Greqia ndryshon vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Greqia ndryshon vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Maturantët zhvendosin protestën në Durrës

Maturantët zhvendosin protestën në Durrës

Ulen ndjeshëm rastet e të infektuarve në vend/ Ja si paraqitet situata 24 orët e fundit

Rastet me koronavirus në Shqipëri/Zëri i Amerikës: Të prekurit nga 8 zona të ndryshme







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës
Bota

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës

by mirseda
13:30 | 18/12/2025
0

Përplasje, incidente e kaos raportohet jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, pas protestave nga fermerët. Fermerët kanë hedhur...

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:27 | 18/12/2025
E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

13:12 | 18/12/2025
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

13:08 | 18/12/2025
Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

12:56 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com