Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“700 euro nata”/ PD: Gjonaj duhet të ishte shkarkuar, ja pse hesht Rama

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“700 euro nata”/ PD: Gjonaj duhet të ishte shkarkuar, ja pse hesht Rama

Partia Demokratike shprehet se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot, për shkak të skandalit ku u zbuluan faturat marramendëse të shpenzimeve në udhëtimet e punës.

Sipas ish-deputetes së PD-së, Oriola Pampuri, Gjonaj ka gënjyer publikisht, kur deklaroi se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin, pasi ato janë vetëm për një person.

Pampuri deklaron se kryeministri hesht sepse sipas saj, ky është modeli i qeverisjes së tij teksa shprehet se Rama është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike.

“Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët, është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj, dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër evropian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh”, tha ajo ndër të tjera.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.

Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe e vetme.

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.

 

Tags: 700 euro nataedi ramaEtilda Gjonajoriola pampuripartia demokratike

TË LIDHURA

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

15:14 | 16/02/2026
Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës
Aktualitet

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë
Aktualitet

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

14:25 | 16/02/2026
Next Post
Bora Zemani lë binjakët, së shpejti me një projekt të ri

Bora Zemani lë binjakët, së shpejti me një projekt të ri

Sa të përgatitur jemi ta mbrojmë tokën nga një asteroid vrasës!

Sa të përgatitur jemi ta mbrojmë tokën nga një asteroid vrasës!

Pritej të zyrtarizohej te Kukësi, por Andi Lila merr vendimin e papritur

Pritej të zyrtarizohej te Kukësi, por Andi Lila merr vendimin e papritur







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

by mirseda
15:14 | 16/02/2026
0

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin...

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

14:25 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Lëshojne fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK

14:23 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com