Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

Nga: Andi Bushati

Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së një opozite të planifikuar për t’u asgjesuar.

Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i betejës kundër Edi Ramës, ashtu sikurse e propaganduan protagonistët e saj, por përmbyllja e rebelimit që filloi me “Foltoren”, kulmoi me zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars dhe u çertifikua, këtë të enjte, me instalimin përfundimtar të Sali Berishës në krye të opozitës.

Si e tillë, kjo protestë arriti një fitore të trefishtë. Së pari, duke i dhënë fund rivalitetit me ata që pretendojnë pronësinë e vulës dhe stemës në PD dhe që këtej e tutje do të bëjnë figurën e kllounit nëse do të pretendojnë t’i marrin ato me gjykatë. Sali Berisha tregoi edhe njëherë se ai është lideri i padiskutueshëm i demokratëve. Jo vetëm përmes pjesmarrjes së lartë në miting, por për mënyrën se si iu përgjigj e gjithë struktura e partisë, aq më tepër në kushtet kur ajo nuk ndihmohet nga ushtria e të punësuarve nëpër bashki, ai vërtetoi se tashmë e ka kontrollin e plotë të PD-së.

Së dyti, ajo konfirmoi fitoren mbi Yuri Kim dhe zyrtarët e tjerë të administratës amerikane që i trajtuan demokratët si dele duke i thënë se nuk mund të hanin bar për të shkuar pas një të shpalluri non grata. 7 korriku qe prova se populli opozitar e ka injoruar procedurën e lobingut që solli nënshkrimin e vendimin nga sekretari Blinken, duke shpërfillur thirrjet e vazhdueshme për të mos mbetur peng të së shkuarës, për të mos votuar në 6 mars kandidatët “non grata” dhe për të mbajtur në krye kukullën që preferonte Rama.

Edhe ata demokratë që janë kritikë ndaj administratës aktuale amerikane, edhe ata që e duan SHBA-në pa kushte, dëshmuan se në një pikë janë të gjithë bashkë: ata nuk pranojnë që lideri i tyre t’u katapultohet në mënyrë anti demokratike, pa votë.

Së treti, kjo protestë vërtetoi se sa komikë duken Rama dhe Balla me retorikën e tyre se nuk ndërveprojnë me një “të vdekur të pakallur” dhe nuk votojnë asnjë propozim që vjen nga “non grata”. E duam apo nuk e duam, na pëlqen apo nuk na pëlqen, Sali Berisha është sot lideri legjitim i PD-së dhe zgjedhja e vetme që kanë tani padronët e Rilindjes është të ndajnë mendjen, nëse pranojnë një sistem demokratik ku duhet të durojnë edhe opozitën, ose të shpallin edhe “de jure” instalimin e regjimit.

Sa më shumë që tre faktorët e mësipërm të këmbëngulin në xhadenë qorre të mohimit të realitetit, aq më i madh do të bëhet populli që u ngjiz në 7 korrik.

Sa më arrogantë të tregohen ata, që njerëzit i trajtojnë si kope, aq më shumë do e koracojnë Sali Berishën me një fuqi të pamerituar.

Por, thënë këtë, sado i fortë të ngjajë ky ngadhënjim i trefishtë, kjo PD “e rilindur”, është ende shumë larg së qeni një kërcënim për pushtetin e pamatë të Edi Ramës. Ndaj njeriut që ka mbledhur gjithë pasurinë e këtij vendi, që dirigjon oligarkët, kontrollon mediat dhe ka në përdorim bandat, është e pamjaftueshme një protestë paqësore, sado mijëra militantë të arrijë të tubojë ajo në bulevard.

Prandaj t’u thuash qytetarëve, ashtu siç trumbetuan me entuziasëm organizatorët, se kjo qe dita prej nga fillon beteja me regjimin, është jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe e gënjeshtërt.

Rivaliteti dhe sfida reale me autokratin në pushtet është ende larg.

Por, protesta e kësaj të enjte, megjithatë do të mbahet mend gjatë. Ajo do të kujtohet si dita kur u konfirmua se në Shqipëri u shpëtua demokracia, pasi në skenë u rikthye opozita që ishte projektuar të asgjesohej.

Pak rëndësi ka nëse është ende e dobët, e përçarë, me fytyra të së shkuarës dhe që akoma nuk ngjall asnjë shpresë për të nesërmen. Mes dy të këqijave, më mirë, qoftë dhe e tillë, sesa një teatër qesharak kukullash.

Pikërisht për këtë ka vlerë 7 korriku, se ai do të mbesë në memorie si dita kur Berisha fitoi betejën me atë trinitet që PD-në e donte thjesht si fasadë. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIPDprotestarama

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Balla ia kthen Alibeajt: Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim

Rama e dënoi me "riedukim", Balla: Edhe Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu në fundjavë

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu në fundjavë

Sot Kurban Bajrami/Bujar Spahiu thirrje të rinjve: Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu

Sot Kurban Bajrami/Bujar Spahiu thirrje të rinjve: Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Katër ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
Aktualitet

Katër ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

by mirseda
10:12 | 29/12/2025
0

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë...

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

10:03 | 29/12/2025
Zelensky: Donbasi është tokë e jona, por edhe një çështje e vështirë për t’u zgjidhur

Zelensky: Donbasi është tokë e jona, por edhe një çështje e vështirë për t’u zgjidhur

09:57 | 29/12/2025
Manovra ushtarake pranë Tajvanit, reagon Taipei: U zbuluan katër anije të Rojës Bregdetare kineze

Manovra ushtarake pranë Tajvanit, reagon Taipei: U zbuluan katër anije të Rojës Bregdetare kineze

09:53 | 29/12/2025
Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm

Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm

09:50 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com