Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

65 autobusë përmbushin standardet, 1 person harxhon 185 orë në vit në trafik

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
65 autobusë përmbushin standardet, 1 person harxhon 185 orë në vit në trafik

Sipas të dhënave të publikuara në Raportin Vjetor të Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perëndimor, flota e vjetëruar e autobusëve të Tiranës është shkaktar i ndotjes së ajrit në norma të rrezikshme.

Në seksionin “De-karbonizimi i sektorit te transportit publik në Tiranë” realizuar nga ekspertët Rodion Gjoka dhe Gerti Delli dalin në pah të dhëna shqetësuese.

Duke analizuar të dhënat e vendosura në dispozicion nga Bashkia Tiranë, raporti thekson se trafiku, cilësia e karburanteve dhe e mjeteve e rendisin transportin publik si ndotësin më të rrezikshëm në kryeqytet.

FLOTA E AUTOBUSËVE, JASHTË STANDARDEVE EUROPIANE

“Aktualisht kemi përllogaritur se nga flota e transportit publik në Bashkinë Tiranë, e përberë prej 305 mjetesh, rezulton të kemi shkarkime vjetore në ajër rreth 22.000 ton (PM, HC, CO2, NOx etj)”, shpjegon për Citizens Channel, Rodion Gjoka drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit.

Raporti thekson se nuk ka asnjë formë tjetër publike për të lëvizur në qytet, si metro apo tren, fakt që e bën të domosdoshme lëvizjen me autobusë.

Studimi ka përllogaritur edhe numrin e individëve që përdorin autobusët në përditshmërinë e tyre. Çdo vit, më shumë se 18.5 milion pasagjerë udhëtojnë nëpërmjet linjave të autobusëve. Vetëm 65 nga 305 autobusët e Tiranës, përmbushin standardet evropiane në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Rodion Gjoka tregon se një tjetër faktor që ndikon në përkeqësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar.

“Nga ana tjetër, pjesë e studimit dhe monitorimit tonë ka qenë edhe efekti që sjell trafiku i rënduar në qytet. Për këtë kemi dalë në përfundimin se mesatarisht një drejtues automjeti në Tirane (plus pasagjerët) harxhon 185 orë në vit në trafik. Rrjedhimisht pjesa më e madhe e automjeteve kanë një konsum të shtuar vetëm për qëndrimin në trafik, afro 200 litra lëndë djegëse  në vit (që përkthehet 35000 lekë të reja ). Si përfundim, shkarkimet e ndotësve në ajër vetëm si pasojë e trafikut vlerësohen të jenë rreth 98000 ton/vit“, informon Gjoka.

Nëse nivelet e ndotjes se tanishme do zgjidheshin nëpërmjet formave natyrale, studimi nxjer përfundimin se Tirana do të kishte nevojë për 203,881 pemë, të paktën 78 vjeçare, për ta rregulluar cilësinë e ajrit.

Mungesa e inspektimeve dhe ndërmarrja e veprimeve de-karbonizuese ka krijuar kushtet ku operatorët privatë të transportit publik nuk ndjehen të detyruar të rrisin standardet dhe cilësinë e shërbimeve apo të ulin emetimet e dyoksidit të karbonit.

Specialisti Gjoka nxit transparencën e institucioneve lidhur me cilësinë e ajrit dhe publikimin e matjeve.

“Së pari, çdo qytetari duhet t’i ofrohet e drejta për të qenë i informuar, përfshi këtu edhe cilësinë e ajrit. Ndaj institucionet përgjegjëse si AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit) dhe ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) duhet të rinisin monitorimet e tyre dhe publikimet shoqëruese të cilat për ajrin mungojnë prej rreth 4-5 vitesh“, vijon më tej ai.

“Së dyti, për cilindo është e thjeshtë të kuptojë që një hapësire e koracuar (betonuar) vetëm gjeneron ndotje e shkarkime, qofshin në ajër, ujëra apo edhe në tokë. Në këtë kontekst, një qytet i betonuar i cili vështirë t’i përgjigjet emergjencave natyrore apo njerëzore, të mund të përballojë evente klimatike si reshje të dendura, valë të nxehti dhe epidemish apo infeksionesh, ajër dhe ujë të pastër”, përfundon specialisti Gjoka . /Citizens Channel

 

Tags: autobusNdotja e ajritPasagjerëttirane

TË LIDHURA

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret
Aktualitet

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

10:07 | 14/08/2025
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor
Aktualitet

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

08:52 | 14/08/2025
Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Next Post
Pengmarrja e Jan Prengës/ OFL sekuestron pasuritë e 3 të “fortëve”

Pengmarrja e Jan Prengës/ OFL sekuestron pasuritë e 3 të "fortëve"

Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

Sikur ligji “Anti KÇK” të zbatohej nga kjo opozitë

Vjen i ftohti polar, priten reshje dëbore dhe temperatura në -3ºC 

Vjen i ftohti polar, priten reshje dëbore dhe temperatura në -3ºC 

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret
Aktualitet

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

by mirseda
10:07 | 14/08/2025
0

Ndërkohë që situata nga zjarret mbetet kritike, Policia e Shtetit ka publikuar këtë të enjte një bilanc...

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

09:49 | 14/08/2025
Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

08:58 | 14/08/2025
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

08:52 | 14/08/2025
Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

23:11 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com