Karabinierët e Catania-s kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar. Në banesën e tij Tremestieri Etneo kishte fshehur 84 kg marijuanë.
35 vjeçari shqiptar, me inicialet M. R. ndiqej prej disa kohësh nga policia italiane, pas informacioneve të marrë në rrugë operative. Gjatë kontrollit të bërë nga autoritetet italiane, 35-vjeçari shqiptar e kishte fshehur drogën në dhomën e tij të gjumit. Policia ka sekuestruar dhe të gjitha sendet e tjera që përdoreshin nga shqiptari për paketimin e marijuanës.
Droga e sekuestruar ishte e destinuar për tu hedhur në tregun e Etneo dhe nëse do të shitej me pakicë do të kapte vlerën e rreth 600,000 Eurove