Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

6 Dhjetori, fitorja më e madhe e Edi Ramës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
6 Dhjetori, fitorja më e madhe e Edi Ramës

Nga: Artur Ajazi

Sali Berisha, ka vendosur të “mbushë” sheshin dhe bulevardin e Tiranës me protestues. Ka vendosur ti tregojë pikërisht liderëve të Bashkimit Europian se “Shqipëria ka edhe opozitë, ka edhe Sali Berishë”. Ka vendosur ti tregojë liderëve të BE-së “hallet e shqiptarëve, problemet e tyre”, por ka harruar diçka edhe më të rëndësishme. Dita e 6 Dhjetorit, do të jetë fitorja më e madhe e Edi Ramës.

Do të jetë dita kur BE-ja, do të shohë “live” se si përpiqet non-grata Berisha, të ndalë integrimin, progresin, dhe zhvillimet pozitive që ka nisur Shqipëria në raport me partnerët e saj ndërkombëtarë. Bashkimi Europian, nuk ka patur dhe nuk ka nevojë kurrë, të mësojë nga Sali Berisha se “kur dhe si informohet për hallet e problemet e shqiptarëve”, pasi ka strukturat dhe forumet e saj perfekte edhe në Tiranë. Hapja e procesit të negociatave me BE-në, ishin përgjigja më e duhur për atë pjesë të kalbur të klasës politike në Shqipëri.

Dita e 6 Dhjetorit, ardhja e liderëve të BE-së, dhe mungesa e vëmëndjes ndaj një politikani pengues kronik ndaj çdo përpjekje për integrimin dhe përparimin e vendit të tij, janë jo vetëm përgjigja më e mirë, por dhe fitorja e madhe e Edi Ramës.

Sali Berisha nuk e ka kuptuar se, Europa e 2022, nuk është Europa e 1992, kur i shiste ish-komunistin e thekur, për “demokrat të kulluar”. Europa dhe SHBA-ja e 2022, nuk është ajo e 1992, kur Sekretari Amerikan Bejker erdhi, pa, dhe iku duke menduar se “ndoshta edhe një ish-komunist mund ta shpjerë Shqipërinë në BE- dhe rrugën e duhur të demokracisë perëndimore”, por u gabua. Por ora e Berishës, ka mbetur në vend, dhe nuk ka gjasa të vijë atje ku duhet.

Dita e 6 Dhjetorit, do të rikonfirmojë europianisht Edi Ramën, si lider Rajonal, dhe kryeministër i suksesit, përballë një opozite destruktive, që ka marrë në duart e saj flamujt e antidemokracisë, antiamerikanizmit, dhe antieuropës.

Dita e 6 Dhjetorit, do të degradojë përfundimisht përpjekjet antiligjore, antihumane,  dhe antieuropiane të njeriut që kurrë nuk ka dashur ta shohë mirë Shqipërinë, dhe anëtare dinjitoze në Bashkimin Europian.

Ç‘nuk ka thënë, në shqip dhe gjuhë të huaj Sali Berisha për vendin e tij, qeverisjen legjitime të vendit të tij, për shqiptarët, derisa vendosi të mos ndalet edhe në përpjekjen e fundit të tij, të protestojë ditën kur liderët e Bashkimit Europian, vijnë në Tiranë, si një vlerësim maksimal për kryeministrin e vendit Edi Rama.

Sali Berisha, ende nuk e ka kuptuar se, ai nuk përbën më asnjë problem për faktorin ndërkombëtar, sepse ai nuk përbën më, as lajm për mediat e huaja, sepse punon kundër interesave kombëtare, dhe pengon rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.

Tags: Artur AjaziBerishaprotestarama

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Pjerin Ndreu: Para një muaji më hoqën patentën, shkelja ishte përtej limitit të tolerancës

Pjerin Ndreu: Para një muaji më hoqën patentën, shkelja ishte përtej limitit të tolerancës

Parashkrimi i krimeve, gabimi më i parë i Ramës përballë SPAK

Çmenduria e një proteste paralele







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama
Aktualitet

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

by mirseda
12:54 | 12/03/2026
0

Edi Rama : Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura...

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

12:31 | 12/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com