Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro/ Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 5 persona (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro/ Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 5 persona (VIDEO)

Nga ana e policisë është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 5 të kërkuar.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015, dhe gjatë kësaj periudhe, janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 ton kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga policia.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2861700747449611

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali,  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së  Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.

Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Tags: Departamenti i Policisë Kriminaleoperacion antidrogeshqiperi

TË LIDHURA

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

14:56 | 28/11/2025
Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit
Aktualitet

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Next Post
Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në Surrel, policia e Tiranës nxjerr dyshimet e para

Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në Surrel, policia e Tiranës nxjerr dyshimet e para

Arrestohet në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, jeta e ish-Miss Shqipërisë pas mbylljes së qendrës estetike (FOTO)

Arrestohet në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, jeta e ish-Miss Shqipërisë pas mbylljes së qendrës estetike (FOTO)

Rikthehet “La Nina”, dukuria që po e “çmend” motin kudo në botë

Rikthehet “La Nina”, dukuria që po e “çmend” motin kudo në botë







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

by mirseda
14:56 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me...

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com