Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

38% e të punësuarve në vend paguhen me pagë minimale ose më pak

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
38% e të punësuarve në vend paguhen me pagë minimale ose më pak

Pjesa më e madhe e të punësuarve me pagë në vend marrin 30 mijë lekë në muaj, ose më pak.

Sipas të dhënave nga listëpagesa e muajit prill 2021, që rrodhi së fundmi në publik, të përpunuara nga Monitor, rreth 162 mijë persona, ose 28.1% e totalit të të punësuarve me pagë në vend marrin pagën minimale prej 30 mijë lekësh.

Ndërsa ky nivel i lartë i personave që paguhen me pagë minimale reflekton dhe informalitetin, në fakt shumica e tyre janë punëtorë krahu, punonjës në rrobaqepësi apo prodhim këpucësh, kamarierë, banakierë, punonjës telefonikë etj., duke treguar indirekt dhe nivelin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare

Rreth 58 mijë persona të tjerë në prill 2021, ose rreth 10% e totalit, janë paguar me më pak se 30 mijë lekë.

Këto përfshihen punonjësit që kanë punuar me kohë të pjesshme, ose kanë hyrë në punë apo janë larguar pa u mbushur muaji i plotë.

Në total, 38% e të punësuarve me pagë në vend merrnin 30 mijë lekë, ose më pak në muaj, ose rreth 220 mijë persona.

24% e të punësuarve në vend merrnin midis 30-50 mijë lekë.

Në total, 62% e të punësuarve me pagë në vend paguhen me 50 mijë lekë, ose më pak, ose gati 360 mijë persona.

17.3% merrnin 50-70 mijë lekë dhe gati 13% paguheshin midis 70 deri në 100 mijë lekë në muaj.

Në total 92.5% e të punësuarve marrin më pak se 100 mijë lekë në muaj, ose rreth 535 mijë persona.

Sa më shumë që rritet fasha e pagës, aq më i ulët është numri i personave që e përfitojnë atë.

6.1% e të punësuarve në vend marrin paga midis 100-200 mijë lekë në muaj; 0.8% nga 200-300 mijë lekë, ndërsa për fashat e tjera treguesi është më pak se 0.2% (shiko dy grafikët në fund).

Në vend ka rreth 2400 persona që paguhen midis 300-500 lekë në muaj. Kryesisht këta janë nivele drejtuese në kompani të ndryshme, financiare, sigurimeve, farmaceutike, telekomunikacioni etj.

Të pasurit, vetëm 0.14%

Për efekt statistikor kemi konsideruar të pasur ata që paguhen rreth 10 herë më shumë se paga mesatare mujore bruto, që është rreth 56 mijë lekë, sipas INSTAT.

Në vend ka vetëm 824 persona që marrin një pagë mujore më të lartë sesa 600 mijë lekë në muaj, ose vetëm 0.14% e totalit të të punësuarve në vend.

Janë 24 persona që kanë deklaruar paga më të larta sesa 5 milionë lekë në muaj, kryesisht administratorë të shoqërive private, të huaj që punojnë në fushën e naftës, media. 110 persona kanë paga midis 2 dhe 5 milionë lekë dhe 237 persona paguhen midis 1-2 milionë lekë në muaj.

Vetëpunësimi, edhe si shmangie fiskale

Në listë ka dhe shumë persona që kanë zgjedhur të dalin nga skema e punëdhënësit dhe të hapin biznes si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje fiskale u nxit nga tatimi prej 23% për pagat fillimisht mbi 130 mijë lekë, më pas mbi 150 mije lekë dhe tashmë mbi 200 mijë lekë.

Ky përshkallëzim ka nxitur vitet e fundit një skemë të shmangies tatimore, me punonjësit me paga të larta që dolën nga skema e sigurimeve dhe hapën biznese si të vetëpunësuar, që në kontrast nuk paguajnë pothuajse asnjë taksë (janë të përjashtuar nga tatimfitimi deri në 14 milionë lekë xhiro dhe TVSH deri në 10 milionë lekë). Vetë tatimet, tre vitet e fundit, u përpoqën të frenonin shmangien, duke hartuar një sërë rregullimesh ligjore.

Llogaritja e pagave për të dypunësuarit si një e vetme, që ka filluar prej një viti (që rrit tatimin mbi të ardhurat që ata duhet të paguajnë) është një tjetër faktor që ka nxitur individët drejt hapjes së një NIPT si i vetëpunësuar, pasi mbledhja nuk zbatohet kur një peerson me pagë është dhe i vetëpunësuar. /Monitor

 

Tags: pagatshqiperivarferi

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Next Post
Reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, temperaturat në rritje

Reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, temperaturat në rritje

Meta gati të lërë Presidencën, Kryemadhi paralajmëron dorëzimin te presidenti

Meta gati të lërë Presidencën, Kryemadhi paralajmëron dorëzimin te presidenti

“Puthuni, përqafohuni, lidhuni”, Braçe shpërthen ndaj deputetëve për maskat

"Po turp a keni?”, Braçe shpërthen pas festës së mjekëve







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com