Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

35 mjekë të arrestuar! “Bluzat e bardha” apo “jakat e bardha”?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
35 mjekë të arrestuar! “Bluzat e bardha” apo “jakat e bardha”?

Nga: Lutfi Dervishi

Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arrest” nxjerr se gjatë 10 viteve të fundit policia ka arrestuar të paktën 35 mjekë!

Operacionet të koduar me emra “Skaner”, “Bisturia”, “Bluza e bardhë” dhe orë të tëra pune për të luftuar “korrupsionin” te “Bluzat e bardha”.

Kaq shumë mjekë të arrestuar nuk ka patur as procesi i famshëm i “Bluzave të bardha” që u akuzuan për vdekjen e Stalinit.

Akuzat me të cilët janë arrestuar mjekët janë korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës. Të dyja “nene” llastik që i tërheq sa të dojë drejtësia e rreptë, me mjekët dhe të pamundurit.

A është Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë për shkak të rryshfetit që marrin mjekët (pothuaj në të gjitha rastet një proces i nisur nga pacienti apo familjarët?”. A është rryshfeti i mjekëve problemi madhor ku duhet të përqëndrohen burimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatës? A janë mjekët e keqja e këtij vendi? A marrin mjekët një pagë me të cilën sot mund të jetojnë?

Vetë komuniteti mjekëve duhet të alarmohet si për fenomenin e rryshfetit dhe abuzimit të mjekut, ashtu edhe për lehtësinë me të cilën mjekët përfundojnë në pranga. Mitmarrja është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, por nuk duhet ngatërruar as me dhuratën dhe ca më keq me korrupsionin!

Lehtësia me të cilën u vihen prangat mjekëve është në kontrast të fortë me hezitimin për të hetuar dhe arrestuar zyrtarë të lartë apo edhe me dëshirën e oficerëve të policisë për të shoqëruar njerëz të krimit, apo për t’u bërë ortak në krim.

Duket se mes krimit të “jakave të bardha” dhe rryshfetit të “bluzave të bardha”, policia dhe drejtësia ka zgjedhur si shënjestër mjekët. Aferim! Nuk ka si shpjegohet ndryshe përdorimi i metodave speciale për të “peshkuar” mjekët, infermierët dhe sanitarët.

Infiltrimi është metodë speciale hetimore që nuk mund të përdoret për çdo krim. Përdoret për krimin e organizuar, për trafikun ndërkombëtar të drogës (të drogave të forta), për vrasjet me karakter mafioz, për korrupsionin e përmasave të medha dhe në dëm të parasë publike, për pastrim parash etj.

Të thuash që është përdorur një “agjent i infiltruar” që ka ofruar 20 mijë lekë rryshfet, tingëllon pak si shaka pa kripë.

Nëse policia është e fiksuar te shëndetësia, agjentët e infiltruar mund të përdoreshin shumë mirë për te tenderat e ilaçeve, te tendarat e aparaturave mjekësore, te tenderat e kiteve kirurgjikale, te tenderat e ushqimit spitalor, te tenderat e ndertimit apo meremetimit të spitaleve, te tenderat e shërbimeve të lavanderisë, te tenderat e shërbimit sanitar etj, etj.

Të merresh me mitmarrje dhe të pretendosh se ke luftuar korrupsionin është njëlloj si të ngatërrosh macen me luanin. A ka njeri që maces i thotë luan dhe luanit mace? Mesa duket paska.

Lista e arrestimit të mjekëve:

Tetor 2013: Arrestohen dy mjekë në Korçë, akuza rryshfet. Shuma 20 mijë lekë. Ministria e Shëndetësisë mbështet operacionin dhe premton se “lufta kundër korrupsionit do të thellohet edhe më tej”

Dhjetor 2013: Operacioni “Skaner 2013” arrestohet kirurgu shuma: 15 mijë lekë. Policia kryen arrestin pas një hetimi 1 mujor.

Shkurt 2014. Arrestohet mjeku në Vlorë. Operacioni “Bluzat e Pastra”. Akuza rryshfet. Shuma 50 mijë lekë.

Tetor 2014. Berat. Arrestohet mjeku. Akuza: “ngacmim seksual pacientes.

Qershor 2014. Policia arreston 3 mjekë të spitalit Hygea. Akuza: mjekim i pakujdesshëm.

Shkurt 2015. Arrestohen dy mjekë te Shefqet Ndroqi. Akuza: merrnin nga 1 mije në 6 mijë lekë!

Shtator 2015. Arrestohet mjeku në Gjirokastër. Akuza korrupsion pasiv. Shuma 20 mijë lekë.

Shtator 2016. Arrestohen dy mjekë në martenitet. Akuza: mjekim i gabuar

Nëntor 2016. Arrestohet mjeku në Shkodër. Akuza: shpërdorim detyre, falsifikim kartele pacientit.

Shtator 2018, arrestohet kardiologu dhe disa mjekë në Shkodër. (7 mjekë dhe infermierë) Akuza: shpenzime më shumë se nevoja.

Shtator 2018. Arrestohet ish drejtori spitalit, Berat. Akuza: shpërdorim detyre

Shkurt 2019. Arrestohet neo psikiatri. Akuza: korrupsion pasiv. Shuma 30 mijë lekë.

Prill 2019, arrestohen dy mjekë në Elbasan. Akzua: braktisje detyrës!

Qershor 2020: Arrestohen dy mjekë. Akuza: mjekim i një të kërkuari.

Qershor 2021. Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti. Operacioni “Bisturia”. Shuma e sekuestruar si ryshfet. 37 mijë lelë dhe 55 euro.

Shkurt 2021. SPAK, arreston mjekun e njohur. Akuza: mitmarrje

Mars 2021. GjKKO vendim për arrest me burgun për mjekun. Akuza: merrte para për të nxjerrë më shpejt testin anticovid.

Gusht 2022. Arrestohet mjeku në Dibër. Akuza: nuk referon mjekimin e një pacienteje.

Shtator 2022. Arrestohen dy mjekë. Operacioni “Skaner”

Tags: arrestimeLutfi Dervishimjeket

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Meghan Markle donte të paguhej për të kryer detyrat e saj mbretërore

Meghan Markle donte të paguhej për të kryer detyrat e saj mbretërore

Të pathënat nga tragjedia në repartin kundërajror në ’97, si u vr*në kapiteni dhe togeri

Të pathënat nga tragjedia në repartin kundërajror në ’97, si u vr*në kapiteni dhe togeri

Amnisti për të burgosurit? Reagon Ministria e Drejtësisë

Amnisti për të burgosurit? Reagon Ministria e Drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ronaldo surprizon SHBA-në, pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump
Bota

Ronaldo surprizon SHBA-në, pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump

by mirseda
17:32 | 18/11/2025
0

Cristiano Ronaldo pritet të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë, ku sipas raportimeve amerikane do të pritet nga...

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

17:09 | 18/11/2025
Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

17:07 | 18/11/2025
Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

17:02 | 18/11/2025
Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

16:42 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com