Rreth orës 13:30, Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 46 km në perëndim të qytetit Bandar Abbas dhe 216 km në veri të Dubait.
Raportohet se thellësia e lëkundjeve të forta ka qenë në 10 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë zgjatur rreth 30 sekonda.
Gjatë muajve të fundit, janë regjistruar disa lëkundje të forta në Iran, por pa pasoja në njerëz.