E diel, 5 Prill, 2020
14 C
Tirana

Trajtimi i koronavirusit me gjakun e pacientëve të shëruar? Ja ç’thonë ekspertët

Lexo edhe ...

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

A mund të ndihmojë gjaku i pacientëve të shëruar, në trajtimin e koronavirusit? Kjo është pyetja që po mundon shumë së fundmi ekspertët, të cilët ende po kryejnë eksperimente të shumta. Në fakt, ekspertët ndahen në dy grupe, në pro dhe kundër kësaj teze.

Njerëzit të cilët janë shëruar nga koronavirusi i quajtur së fundmi Covid-19, kanë ende antitrupa ndaj koronavirusit që qarkullojnë në gjakun e tyre. Injektimi i këtyre antitrupave te pacientët e sëmurë mund të ndihmojë, të paktën teorikisht, në luftën kundër koronavirusit.

Nga ana tjetër, disa ekspertë bëjnë me dije se trajtime të tilla duhet të kalojnë së pari procesin e provave të mirëfillta laboratorike, përpara se të aplikohen te njerëzit. Kjo pasi nuk është e sigurtë nëse do të ketë efekte pozitive. Po kështu nuk dihet shkalla e efekteve anësore.

E gjithë kjo skemë lindi pasi një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë, ka bërë thirrje së fundmi për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi Covid-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar.

Thirrja për të përdorur plazmën (lëngu ku ndodhen të gjithë elementët e gjakut) e këtyre pacientëve, është bërë nga kompania shtetërore farmaceutike China National Biotec Group.

Antitrupat janë proteina, të cilat sistemi imunitar i prodhon për të luftuar viruset, bakteret ose substancat e tjera, të huaja për organizmin. Antitrupat janë specifikë për secilin “pushtues”. Sidoqoftë, trupi ynë kërkon pak kohë për prodhimin e tyre. Nëse i njëjti virus/bakter përpiqet të hyjë sërish në organizëm, prodhimi i antitrupave është më i shpejtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Spaho: Policia jonë rri dhe ha fara, shteti s’është në gjendje të vendosë rregull

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shteti nuk është në gjendje të vendosë rregull në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT