Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

27 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
27 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 304.

27 janë rastet e reja në Shqipëri, ku situata më e rëndë shfaqet në Shkodër, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 12 raste të reja në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv. Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Siç shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Pak më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi të gjithë qytetarët se edhe këtë fundjavë do të bllokohet totalisht jeta, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në një mesazh në “Facebook”, kryeministri thekson se nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiseshqiperi

TË LIDHURA

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Next Post
Merkato nuk njeh pushim,mesfushori i Juventus me valixhe në duar

Merkato nuk njeh pushim,mesfushori i Juventus me valixhe në duar

Drejtori i Napolit i lumtur për Rrahmanin: Mbrojtës i zoti dhe organizator

Drejtori i Napolit i lumtur për Rrahmanin: Mbrojtës i zoti dhe organizator

Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit

Shqiptarët vazhdojnë ritualin e shëtitjeve, ja çfarë ka bërë policia gjatë 24 orëve të fundit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

by mirseda
22:35 | 25/11/2025
0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,...

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

22:04 | 25/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com