Mbesa e Adriatik Llallës është marrë e pandehur nga Prokuroria, e akuzuar për mashtrim më shumë se një herë.
Mësohet se Ilda Kërkapi ka mashtruar disa persona, duke iu marrë shuma nga 2500-3000 euro, me premtimin që do të mundësonte punësimin e tyre në Prokurori.
Ajo, në kohën kur ka kryer mashtrimet ishte praktikante pranë drejtorisë së Financave në Prokurorinë e Përgjithshme, raporton ‘joq-albania’.
Ilda Kërkapi prezantohej si mbesa e Llallës, dhe si një person me influencë për të siguruar vende pune në Prokurori.