Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

‘250 mijë euro në vit’, Odise Roshi firmos në Turqi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Odise Roshi, do të kalojë në futbollin turk. Ai është shprehur më herët se Turqia është një destinacion i mundshëm, për të ardhmen e tij.

Pritet që mesfushori sot të paraqitet në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor. Burime të sigurta i treguan gazetës “Panorama Sport” se mesfushori do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon, duke përfituar në total 250 mijë euro në vit.

Odise Roshi është një futbollist i lirë këtë verë. Prej disa javësh, ai është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nga gjoba tek dënimi me burg/Finalja e Conference League, “blindohet” Tirana

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për të garantuar finalen e "Conference League" që do të mbahet në Tiranë. Masat u njoftuan...

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO. Lëvizja shënon...

Turqia e prerë, s’do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato sanksionojnë...

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët, dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së...

Kushi me përfaqësues të Bankës Botërore/Digjitalizimi siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena,...