Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ushtrisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni ushtarak. Pra në mospërputhje të plotë me rregullat elementare të ekzekutimit.

Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pushkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt procesit, atij të ekzekutimit, në respekt të të vetmes grua, të 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së Udhëheqësit në të ritë e saj dhe ca më pas, mospërqafimi i idealit të vetë Udhëheqësit. Ndonëse e shpëtuan nga breshëria e plumbave, qëlloi që ashtu të lidhur me një tel të përbashkët me të gjithë të pushkatuarit, këta e tëhoqën pas vetes, për së gjalli, në gropën e përbashkët, hapur paraprakisht nga ata vetë.

Si rrjedhojë, fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës, për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt, mbuluar me dhe e bërë njësh me trupat e vdekur të 22 bashkëvuajtësve të saj.

Fragment nga romani “Metamorfoza e një kryeqyteti”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka

Tags: enver hoxhafragmentgruanMetamorfoza e një kryeqytetiromaniylljet alicka

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Reforma në drejtësi/ Qeveria propozon ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

Reforma në drejtësi/ Qeveria propozon ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

Aksidenti në Librazhd/ Zbulohet identiteti i çiftit rus

Zihen për pronat, 62-vjeçari godet me sëpatë komshiun

“13 tetori nuk është datë zgjedhjesh”, deklarata e fortë e ish-kreut të KQZ-së

“13 tetori nuk është datë zgjedhjesh”, deklarata e fortë e ish-kreut të KQZ-së







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Goditjet do të vijojnë”, Irani nis sulme të reja ndaj bazave amerikane në Kuvajt
Bota

“Goditjet do të vijojnë”, Irani nis sulme të reja ndaj bazave amerikane në Kuvajt

by mirseda
12:12 | 06/03/2026
0

Ushtria iraniane tha të premten se kishte sulmuar bazat amerikane në Kuvajt dhe u zotua se do...

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!

11:38 | 06/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com