Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

2022-Sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria merr vendimin drastik, shkarkon nga detyra Arben Malajn

PROF. DR. ARBEN MALAJ

“Mes vështirësive qëndrojnë mundësitë”, do të këshillonte Winston Churchill. Ky leksion lidershipi vlen më shumë se kurrë në përballjen e vështirë me pandemitë, krizat sociale e fatkeqësitë natyrore. Humbja e shpresës, braktisja e vendit, papunësia, varfëria dhe rritja e pabarazisë imponojnë mundësi të reja. Sfidat kryesore të ekonomisë sonë gjatë vitit 2022 mund të jenë:

  1. Pandemitë – variantet e reja si Delta dhe Omicron rrezikojnë të dëmtojnë disa nga arritjet në luftën kundër Covid-19. Kjo qartësohet në rikthimin e masave kufizuese këtë fundvit. Mësimet e marra nga Covid-19, qeveria duhet t’i përdorë me shpejtësi dhe efikasitet gjatë vitit 2022. Paketat antikrizë të përmirësuara duhet të përcaktojnë qartë radhën dhe madhësinë e ndërhyrjeve lehtësuese dhe shpëtuese të njerëzve, bizneseve, ekonomisë dhe financave.
  2. Inflacioni i lartë, 2021 po i lë një barrë të rëndë vitit 2022. Inflacioni i lartë është një tatim indirekt që varfëron akoma më shumë shtresat e varfra të popullsisë, pasi ul vlerën reale të pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale. Ekonomia globale po përballet me një situatë ekonomike ku do të sundojë jo për pak kohë inflacioni i lartë dhe rritja ekonomike anemike. Sfida është si të amortizojmë efektet varfëruese të inflacionit të lartë.
  3. Ndërprerja e zinxhirit global të furnizimeve të ushqimeve, energjisë, lëndëve të para janë goditjet e jashtme asimetrike potenciale edhe për vitin 2022. Për të amortizuar efektet afatshkurtra të rritjeve disashifrore të çmimeve, vendi ynë duhet të bëhet pjesë e strategjive dhe burimeve të BE-së për rritje të rezervave të sigurimit. Përshpejtimi i diversifikimit të burimeve të energjisë, rritja e eficiencës së përdorimit të saj, reduktimi i vartësisë së lartë të importeve ushqimore dhe disa lëndëve të para – duhet konsideruar si mundësi e imponuar nga kriza aktuale. Ristrukturimi i ekonomisë drejt ekonomisë së gjelbër dhe ekonomisë së dijes janë mundësi reale akoma të pashfrytëzuara.
  4. Politikat monetare lehtësuese të Bankave Qendrore gjatë vitit 2022 do të përballen me presione në rritje për t’u reduktuar. Në kushtet kur vazhdon hendeku i madh midis kapaciteteve potenciale dhe reale të prodhimit, nuk do të jetë e lehtë as për Bankën e Shqipërisë. Në funksion të objektivit të inflacionit, pa dëmtuar ekonominë dhe në kushtet e deficiteve dhe borxheve të rritura, BQ/BSH e kanë jo të lehtë të tërhiqen shpejt. Kjo, sepse rritja e kostos së parasë ka risqe potenciale të dëmtojë arritjet e deritanishme, sidomos në ekonomitë e dobëta të BE-së, ku rimëkëmbja e qëndrueshme kërkon akoma “ndihmë’. Pas krizës financiare të 2008 dhe sidomos në përballjen me kostot e Covid-19, qeveritë e “mirëkuptuara” aplikuan politika lehtësuese dhe paketa antikrizë, që i rriten ndjeshëm deficitet dhe borxhet. Pasojat e deficiteve dhe borxheve të larta u “reduktuan” nga politikat lehtësuese të BQ nëpërmjet uljes së kostos së parasë deri në terma reale negative, si dhe nëpërmjet blerjeve masive të borxheve të kompanive shtetërore. Viti 2022 mund të përballet më tërheqjen graduale nga politikat lehtësuese dhe nga programet e blerjeve masive të instrumenteve të borxheve. Sa i shpejtë dhe sa i thellë do të jetë ky ndryshim gjatë viti 2022, kjo mbetet për t’u parë. Qeveria shqiptare duhet të ketë opsione alternative në mënyrë që të mos pengojë rritjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit të financave publike në përballjen e vështirë me rritjen e kostos së parasë në tregjet globale.
  5. Zhvillimet politike. Gjatë viti 2022, edhe ekonomia jonë mund të përballet me kosto të panjohura të zhvillimeve politike, si në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Në vendin tonë ka një agresivitet të rritur brenda PD-së, por edhe tensionim politik midis pozitës dhe opozitës, i ushqyer dhe nga skandali i “shitjes” së të dhënave personale. Mosbesimi te shteti është rritur! Kjo do të nxisë braktisjen e vendit, duke e përkeqësuar akoma më shumë cilësinë e kapitalit human dhe social. Sipas studiuesit Ruchir Sharma, autor i librit “The 10 rules of successful nations”, faktorët dhe trendet demografike influencojnë më shumë se 50% të zhvillimit ose moszhvillimit të një vendi.
  6. Integrimi evropian – është një sfidë që mban peng mundësi të mëdha zhvillimi, sidomos kur cilësia dhe ritmi i reformave strukturore nuk është një formalitet i imponuar. Meqenëse integrimi është bërë “kali i betejës politike” brenda vendit, midis disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe mes tyre dhe BE-së, vonesat e tejzgjatura prodhojnë efekte penguese. Viti 2022 dhe presidenca franceze e Këshillit Evropian krijojnë shpresa reale për zhbllokimin, jo vetëm të fillimit të hapjes së negociatave.
  7. Politika fiskale – Deficiti, borxhet dhe tendenca e rritjes së kostos së tyre mund të jenë sfida jo të lehta gjatë vitit 2022. Nivelet e borxhit publik mbeten të paqarta dhe të pasakta. Mosregjistrimi në kohë i punimeve të kryera, rritja e stokut të detyrimeve të papaguara nga shteti; kompanitë publike dhe bashkitë, rritja e borxheve ndaj gjobave ndërkombëtare, por dhe rritja e borxhit nga garancitë shtetërore mund të nxisin nevojën e aplikimit të paketave antikrizë gjatë vitit 2022. Stabiliteti i financave publike mund të kërcënohet nga risku i rritjes së kostos së parasë dhe peshës në rritje të borxhit në monedhë të huaj, i marrë në tregjet e kapitaleve dhe me norma interesi luhatëse.
  8. Partneritetet publike private – preferenciale dhe oligarkike gjatë vitit 2022 duhen reduktuar dhe rishikuar. Ato përzgjidhen pa studime të mirëfillta për prioritarizimin dhe efikasitetin e tyre, bëhen pa garë, numri i kompanive përfituese po përqendrohet gjithnjë e më shumë. Nga bashkëjetesa midis modelit oligarkik në politikë, me modelin dominues oligarkik në ekonomi, vendi rrezikohet të përballet me pasojat e tyre. Që në fillimet e vitit 2022 mund të përfitohen disa qindra miliona euro nga ulja e kostos së korrupsionit dhe kapjes së shtetit në keqpërdorimin e fondeve publike dhe sidomos të PPP-ve.
  9. Efikasiteti i reformës në gjyqësor kushtëzon edhe zhvillimet ekonomike në vitin 2022. Një efekt jo pozitiv mund të jetë ngadalësimi i përdorimit të fondeve publike nga frika e veprimit të SPAK – vërtetuar kjo edhe në vende të tjera. Efekti pozitiv mund të jetë shumë më i madh sepse shpresa se po fillon funksionimi i shtetit ligjor krijon premisa për më shumë investime private. Reforma integrale në gjyqësor mund të çlirojë potenciale të mëdha zhvillimi nga mijëra dosjet e mykura nga pritja në sistemin tonë gjyqësor. Gjetja e një zgjidhje të jashtëzakonshme për situatën e jashtëzakonshme të “maleve me dosje” duke filluar nga Gjykatat Administrative – mund të çlirojë energji dhe investime kaq shumë të domosdoshme në periudhat e krizave.
  10. Zgjedhjet lokale dhe çdo zgjidhje politike që redukton agresivitetin partiak, ndërpartiak dhe mes institucioneve kushtetuese janë burime potenciale zhvillimi për vitin 2022. Zhvillimi i zgjedhjeve bashkiake në Durrës, Lushnjë, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër mund të krijojë premisa pozitive, pasi janë zona me potenciale të larta zhvillimi. Rikthimi i normalitetit në funksionimin e bashkive, qeverisë dhe institucioneve kushtetuese bëhet akoma më i domosdoshëm, sidomos pas rënies së besimit te politika pas skandaleve të patronazhistëve apo “rrjedhjes spontane” në publik të çdo të dhëne personale. Eksperienca e individëve, familjeve, bizneseve, universiteteve dhe administratës lokale dhe qendrore në përballjen e vështirë me pasojat e tërmetit dhe pandemisë – duhet të jenë armët e forta të luftës jo të lehtë kundër kostove të dhimbshme njerëzore, me të cilat mund të përballemi edhe gjatë vitit 2022.

* President i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje (www.ippm.al)

Tags: Arben Malajekonomia shqiptarerritja e borxhevestabiliteti i financave publike

TË LIDHURA

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Kamala Harris: 6 janari dëshmoi si do dukej Amerika nëse shpërbëhej demokracia

Kamala Harris: 6 janari dëshmoi si do dukej Amerika nëse shpërbëhej demokracia

Sulmi ndaj Kongresit në SHBA/Biden: S’duhet të ndodhë më kurrë

Sulmi ndaj Kongresit në SHBA/Biden: S’duhet të ndodhë më kurrë

Vlorë/SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’, ikën një tjetër drejtor

Çfarë do të bëjë SPAK-u për 20 miliardë dollarë firot në 20 vjet?

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com