Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

2021, paga në sektorin publik ishte 24% më e lartë se në atë privat

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
2021, paga në sektorin publik ishte 24% më e lartë se në atë privat

Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror në vitin 2021 arriti në 68,508 lekë. Ky nivel është 24% më i lartë se paga mesatare mujore në sektorin privat, e cila vitin e kaluar ishte 51,858 lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Hendeku ndërmjet pagës mesatare në shtet dhe privat është thelluar vitet e fundit. Ky tregues në vitin 2016 ishte 20%, ndërsa në vitin 2021 arriti në mbi 21%.

Edhe në vendet e tjera të Europës ekziston një hendek ndërmjet pagave në sektorin publik dhe atyre në sektorin privat, por diferenca është më e ulët se në Shqipëri.

Në Europë, ky hendek në është mesatarisht 8-10%, por në Shqipëri është tre herë më i lartë. Diferenca e lartë në Shqipëri justifikohet me dy arsye.

Së pari, sektori privat bazohet në sektorë me vlerë të ulët,  si bujqësia, shërbimet ku pagat mujore janë më afër pagës minimale.

Ndërsa sektori publik më së shumti punëson persona me arsim ë lartë dhe në shumicën e profesioneve ofron paga mbi pagën minimale.

Së dyti, sektori privat në Shqipëri karakterizohet nga një nivel i lartë informaliteti. Me qëllim të shmangien e tatimeve me pagën, rregullisht sektori privat deklaron pagesa më të ulëta se ato që jep në realitet.

Pagesat me dy listë-pagesa, njëra me bankë dhe tjera në dorë është realitet për shumë biznese në vendin tonë. Për këtë arsye Shqipëria renditet një ndër vendet e fundit në Rajon për rendimentin e grumbullimit të taksave mbi pagën dhe sigurimet shoqërore.

Sakaq, çmimet për rreth 30 artikuj të shportës janë rritur me gati 20% nga janari në mars, sipas referencave të INSTAT dhe tregjeve me pakicë, por pagat nuk do të përdoren si mjet për të mbrojtur shtresat në nevojë, as nga qeveria dhe as nga pjesa më e madhe e sektorit privat.

“Kostot e lëndëve të para janë rritur në atë masë sa shumë fabrika po hartojnë skenarët e falimentit. Industrialistët thanë se, e kanë të pamundur të aplikojnë rritje të pagave në kushtet kur kostot e prodhimit janë rritur dhe transferimi i tyre në çmime nuk po bëhet tërësisht. Një pjesë e bizneseve po punojnë me humbje”, thotë kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Edhe sektori i bujqësisë nuk do të mund t’i rrisë pagat këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare në bujqësi janë të angazhuar rreth 42% e totalit të të punësuarve.

Fermat në zonat prodhuese të Fierit dhe Beratit pohuan se punonjësit po ushtrojnë presion për rritjen e pagesës ditore në 1800-2000 lekë në ditë nga 1500 lekë aktualisht, mirëpo rritja është e pamundur pasi shumica e serrave dolën me humbje nga viti i kaluar.

Vetëm bizneset në sektorin e turizmit dhe fasonit kanë lajmëruar rritje të pagave të shtyrë nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe nga rritja e aktivitetit ekonomik./Monitor

Tags: instatpagaprivatishteti

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

Turqi/ Ra nga ballkoni, kalimtari i shpëton jetën fëmijës

Turqi/ Ra nga ballkoni, kalimtari i shpëton jetën fëmijës

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, temperatura deri në 39 gradë Celsius

I nxehti afrikan "pushton" Shqipërinë, temperatura deri në 39 gradë Celsius







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com