Shkencëtarët janë të shqetësuar për planetin Tokë, pasi temperaturat janë tejet të larta. Madje sipas tyre, viti 2020 pritet që të jetë viti më i ngrohtë.
Duke iu referuar kërkimeve të tyre, sipas shkencëtarëve, viti 2020 ka gjasa prej 75 për qind të jetë viti më i ngrohtë ndonjëherë në planetin Tokë.
Nxehtësia e këtij viti është e pazakontë. Kjo duke pasur parasysh mungesën e “El Nino”, një ngrohje natyrale e ujit tropikal të Oqeanit Paqësor, që ndikon në temperaturat në të gjithë botën, sipas Deke Arndt nga Qendrat Kombëtare të NOAA-s për Informimin e Mjedisit.
Ai tha se shkurti dhe marsi ishin muajt më të ngrohtë, duke shënuar rekord pa “El Nino”, të pranishëm. “Trendi afatgjatë i nxehtësisë që planeti po përballet, është kryesisht për shkak të emetimit të gazrave serë nga djegia e karburanteve fosile”, tha Deke Arndt.
Edhe nëse 2020 përfundon të mos jetë viti më i ngrohtë, Deke Arndt shtoi se ka një shans prej 99.9% që 2020 të përfundojë në mesin e pesë viteve më të ngrohta ndonjëherë.