E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

20-vjeçarit iu prenë gishtat në punë, Stop denoncon firmën turke

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e Donaldit, 20-vjeçarit i cili pësoi aksident në punë pasi iu pre gishti i dorës në një kompani turke. Pas aksidentit, pronari turk e flaku në rrugë duke e lënë dhe pa punë. Emisioni Stop këshilloi Donaldin të bëjë kallzim në Komisariatin Nr. 6, për aksidentin në vendin e punës.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Aktualisht po procedohet penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i firmës, Dedë Bushpreni. Shefi i Komisariatit Nr.6, Islam Haka, shpjegon, se pas veprimeve të policisë, çështja është dërguar në Prokurori për shkelje të rregullave në punë.

Islam Haka, shef i Komisariatit Nr.6 Tiranë: Kemi marrë masa dhe kemi kryer të gjitha veprimet hetimore që nga kqyrja e vendit të ngjarjes, thirrja e personave dhe marrja e tyre nën hetim dhe me shkresën 1822, pra ditën e nesërme të investigimit të marrjes së informacionit nga ana juaj dhe të qytetarit, janë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, sikurse është kallëzimi, kqyrja e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet e tjera që i përkasin kësaj vepre penale. Vepra nga ana jonë është dërguar në Prokurori për shkelje të rregullave në punë bazuar në nenin 289 të Kodit Penal. Jemi në pritje nga Prokuroria që të shprehet në lidhje me këtë dhe të veprimeve të tjera që do na delegojë. Qytetarit i është dhënë një vendim ekspertimi ku do të kryhet ekspertimi i dëmtimeve në gishtat e dorës, do t’i bashkangjiten materialet dhe me një material shtesë do të dërgohen përsëri në Prokurori dhe do vazhdojë hetimi për këtë çështje.

Veç kësaj, gazetari i “Stop” e çoi problematikën edhe në Inspektoratin e Punës. Irida Qosja, drejtore e Inspektimit të Punës, tha se një grup pune do të shqyrtonte incidentin dhe kushtet e punës, pasi më parë nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur.

Irida Qosja, drejtore e Inspektimit të Punës: Ju falenderojmë që deleguar rastin, ky rast nuk është njoftuar, aktualisht nuk e kemi nën hetim. Me këtë referim urgjentisht do të ngarkohet grupi i punës për hetimin e thelluar të rastit me konkluzionet e të cilit pas zbatimit të gjithë procedurave ligjore do t’ju bëjmë me dije mbi rezultatet. Sigurisht marrin informacion, marrin dëshmi, mbledhin të dhëna, bashkëpunojnë me institucione të tjera që kanë informacion në raport me këtë ngjarje për të dalë në konkluzione brenda kompetencës që ka Inspektori i Punës. Ligji parashikon sanksion për mosnjoftimet në kohë të aksidenteve në punë, si detyrim ligjor i punëdhënësit. Në rastet kur ky detyrim nuk përmbushet nga punëdhënësit, nga ana e institucionit merret në konsideratë çdo njoftim nga çdo burim tjetër, si në rastin tuaj që është i ardhur nga media, por dhe nga vetë i aksidentuari ose një i afërm i tij mund të kishte bërë prezent rastin këtu dhe ne do të ndiqnim procedurën. Punëmarrësi i aksidentuar deri sa ta vërtetojmë që është i aksidentuar në punë, është i deklaruar në skemë. Derdhja e kontributit sipas ligjit mund të bëhet nga punëdhënësit edhe në një kohë më të vonë duke paguar kamatëvonesa sepse janë të parashikuara në ligj edhe situata financiare të vështira për punëdhënësit. Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një person të deklaruar në skemë dhe një detyrim të deklaruar për këtë person. Nëse nuk do të përmbushet nga subjekti ka organe tatimore që kanë detyrimin të mbledhin me forcë detyrimin e pashlyer dhe pa përmbushur nga ana e punëdhënësve.

Nëna e Donaldit na vendosi në dispozion edhe bisedën audio me gruan shqiptare të pronarit turk, e cila i shprehte rezervat përse ngjarjen e denoncuan në Stop pasi i flakën në rrugë djalin.

Lexo edhe :   Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë
Lexo edhe :   Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë

Nëna: Ajo më ka thënë: “ Nuk e kam hequr Donaldin nga puna, është njoftim për paralajmërim”.

Biseda audio

Nëna: Kjo letër nuk hyn në punë, ku ti ke thënë, që “E kam hequr nga puna Donaldin”? Raportet nuk po i sjell tek ty, po i çoj te Sigurimet Shoqërore. Ti nuk po m’i pranon raportet. Si del në punë, Donaldi, tek ty?

Pronarja: Raportet ti i merr, i paguan sigurimin shoqëror, por po mos të kisha unë ty në punë, nuk do paguaja asgjë. Të kam mbajtur unë në punë, sigurimet të paguara. Ti më hape më shumë punë me ata të Punës. Shkuat direkt atje, shkoni te Klani e te tjetri, e te tjetri, kur ndërkohë, pse nuk erdhi Klani prapë tek unë, të më thoshte: “Ti pse e ke hequr nga puna?”

Nëna: Erdhi Klani te puna jote dhe Savasi e ka nxjerrë përjashta.

Pronarja: Po, shumë bukur, pra! E ka nxjerrë përjashta, sepse unë jam në rregull.

Pas verifikimit Inspektoriati i Punës na sqaroi me një shkresë se ky subjekt ka bërë një sërë shkeljesh, që nga mungesa e tabelave informuese, mungesa e kontratës së punës apo dhe mospagimi i kontributeve.  /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...