Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

1964: Kur një gol i anuluar shkaktoi 328 të vdekur në stadiumin e Limas në Peru

6 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
1964: Kur një gol i anuluar shkaktoi 328 të vdekur në stadiumin e Limas në Peru

Futbolli është sporti më popullor në botë. Ai nuk mund të kuptohet pa pasionin e tifozërive që e ndjekin çdo herë në stadium skuadrën e zemrës. Por në jo pak raste, pasioni e ka shndërruar atmosferën sportive në një tragjedi të madhe. Më 24 maj 1964, në stadiumin e Limës, kryeqytetit të Perusë në Amerikën e Jugut, ndodhi tragjedia me e rëndë në historinë e futbollit.

Kombëtarja e Perusë do të ndeshej me atë të Argjentinës, në raundin kualifikues për Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo ishte një ndeshje tepër e rëndësishme për vendasit, që nëse fitonin, do të ruanin vendin e dytë në grup, dhe do të përballeshin me Brazilin në ndeshjen e ardhshme finale.

Për këtë arsye, “Estadio Nacional” ishte stërmbushur me 53.000 tifozë. Por, ngjarja tepër e rëndë nuk u shkaktua nga pjesëmarrje e madhe, por nga një njeri i vetëm, arbitri i ndeshjes. Kur kishin mbetur vetëm 6 minuta nga përfundimi i ndeshjes, dhe Argjentina kryesonte me një gol, Peruja arrin të shënojë golin e barazimit, që u anulua nga arbitri uruguaian Angel Eduardo Pazos.

Sikurse pritej, kjo tërboi tifozët peruanë. Dy prej tyre hynë dhe nisën të vraponin në fushën e blertë drejt arbitrit, por shpejt u kapën nga policia, dhe u rrahën brutalisht. Ky gjest, vetëm sa i ndezi më shumë gjakrat, dhe shumë shpejt stadiumi u përfshira nga trazirat.

Në panik, policia u përgjigj duke hedhur në tribuna gaz lotsjellës. Mijëra tifozë vrapuan të dilnin tek portat, por ato ishin mbyllur me çelës, si gjithmonë gjatë çdo ndeshjeje. Por për shkak të panikut, tifozët nuk e kuptuan këtë, dhe vazhduan të shtynin në drejtim të kangjellave.

Për shkak të presionit të madh, njëra nga portat më në fund u hap, dhe qindra njerëz u rrëzuan përtokë, duke u shkelur dhe asfiksuar.

Të paktën 328 njerëz humbën jetën, dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur në atë ngjarje. Askush nga ata që qëndruan brenda stadiumit nuk vdiq. Duke parë këtë masakër, turma  e inatosur nisi të shkatërrojë dhe vërë flakën çdo gjëje që ndodhej rreth stadiumit.

Në një intervistë të dhënë disa vite më vonë për BBC, Hektor Çumpitaz, një nga legjendat e futbollit peruan, që atë ditë po luante në fushë, fajëson për tragjedinë sjelljen amatore dhe të papërgjegjshme të policisë.  “Megjithëse ishim duke luajtur mirë, argjentinasit shënuan të parët. Ne kundërsulmuam, ata po mbroheshin. Dhe kjo vazhdoi, derisa lojtari ynë Kilo Lobaton shënoi, por arbitri e anuloi golin për një faull ndaj mbrojtësit argjentinas. Në atë moment turma nisi të acarohej”- kujton ai.

Brenda pak sekondash, në fushë hynë 2 tifozë. I pari ishte një mashtrues i njohur me nofkën Bomba, që u përpoq të godiste arbitrin, para se të ndalohej nga policia. I dyti, ishte Edilberto Kuenca, që më pas pësoi një sulm brutal nga forcat e rendit.

“Policët tanë e rrahën atë sikur të ishte një armik. Ishte kjo ajo që ngjalli më shumë zemërimin e të gjithëve, duke përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës”- kujton një nga tifozët peruanë të pranishëm atë ditë në Estadio Nacional, Hose Salas.

Pas disa momentesh, turma nisi të godiste me ç`të mundte policinë. Dhjetëra tifozë të tjerë po përpiqeshin të hynin në fushë. Duke nuhatur situatën, Salas dhe miqtë e tij vendosën të largoheshin. “Pesë nga ne zbritëm nëpër shkallët e stadiumit për të dalë në rrugë – siç bënë edhe shumë të tjerë – por dalja ishte e mbyllur. Ne po riktheheshim në vendin ku ishim, kur policia filloi të hidhte gazin lotsjellës. Në atë moment, njerëzit u kthyen në vrap në tunel për të ikur, dhe atje ndodhi katastrofa”- tregon ai.

Salas thotë se i dukej sikur kishin kaluar rreth 2 orë në një mal njerëzor, që ngrihej poshtë. Këmbët e tij nuk e prekën tokën derisa ai përfundoi në rrugë i bllokuar në një grumbull trupash, me disa që jetonin ndërsa të tjerët kishin ndërruar jetë. Ndërsa disa tifozë që dolën më herët nga stadiumi, arritën të hapnin dyert dhe të lironin ata që ishin bllokuar brenda, të tjerët u përfshinë në një betejë urbane me policinë e armatosur.

“Disa djem të lagjes sime, po kalonin aty dhe më vunë re. Unë ndihesha i këputur dhe nuk mund të ecja. Por pastaj filluan të shtënat, dhe ata nisën të vrapojnë. Me shumë sforco, nisa të vrapoja edhe unë, duke mos kthyer kokën pas. Gjatë gjithë rrugës po dëgjonim në radion e makinës:10, 20, 30 të vdekur…. Sa herë që lajmëronte, numri ishte në rritje: 50, 150, 200, 300, 350…”- thotë ai.

Numri zyrtar i atyre që vdiqën në atë tragjedi është 328. Por shumë njerëz mendojnë se numri mund të ketë qenë shumë më i madh, pasi këtu nuk përfshihen të vrarë me armë zjarri. Shumë dëshmitarë okularë, thanë se kishin parë njerëzit të vdisnin nga plagët me armë zjarri. Por, gjyqtari i emëruar për të hetuar katastrofën, Benjamin Kastaneda, nuk ishte në gjendje të gjente trupat që ta vërtetonin këtë akuzë.

Kur dëgjoi për 2 të vrarë me armë zjarri, që ndodheshin në spitalin e Limës, ai nxitoi t’i inspektojë. Por sapo mbërriti në spital, pa një që po largohej më shpejtësi. “Sapo arrita në morg, takova dikë që e njihja. E pyeta nëse kishte dy kufoma me plagë plumbash. Po, më tha ai, e di, por sapo i morën prej këtej”- u shpreh Kastaneda në një intervistë për BBC në fund të viteve 1990.

Disa muaj pas tragjedisë, gjykatësi u vizitua nga një burrë i moshuar, i cili i tha se 2 djemtë e tij, që të dy student të mjekësisë, kishin udhëtuar nga provincat për të parë ndeshjen e kombëtares, dhe nuk qenë kthyer në shtëpi. “Edhe pse i kishte kërkuar emrat e tyre në mesin e të vdekurve, nuk mund t’i gjente ata”- u shpreh Kastaneda.

Në raportin e tij, Kastaneda shkroi se numri i të vdekurve i shpallur nga qeveria nuk “pasqyron numrin e vërtetë të viktimave, pasi ka dyshime të bazuara për fshehje të të vrarëve nga plumbat”.

Ai vazhdoi të akuzojë ministrin e Brendshëm të kohës, për dhunën brutale të policies ndaj tifozëve. Ndërkohë, qeveria peruane bëri me faj për trazirat fatale, agjitatorët trockistë.

Jorge Salazar, një gazetar peruan që ka shkruar një libër mbi katastrofën, thotë se shoqëria peruane ishte në atë kohë tejet e trazuar.

“Ishin vitet 1960, ishte koha e Bitëlls, Fidel Kastros. Gjithçka në botë po ndryshonte.

Në Peru, njerëzit po flisnin për herë të parë në lidhje me drejtësinë sociale. Kishte shumë demonstrata, lëvizje punëtore dhe parti komuniste. E majta ishte mjaft e fuqishme dhe kishte një përleshje të përhershme midis policisë dhe popullit”- thekson ai. Qeveria peruane, nuk ka bërë kurrë një përpjekje serioze për të zbardhur plotësisht katastrofën në Estadio Nacional./ Tirana Today

Tags: 328 te vdekurgoli anuluarLimaPerushkaktoi

TË LIDHURA

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët
Aktualitet

Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët

19:48 | 23/08/2025
Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri
Sport

Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri

19:40 | 23/08/2025
Next Post
Rama i shkruan sërish Bashës pas refuzimit për dialog: Përse ju lutem

Rama i shkruan sërish Bashës pas refuzimit për dialog: Përse ju lutem

Rudina Hajdari: Duhet dialog e jo të qëndrojmë në rrugë, BE pret ndryshime nga ne!

Rudina Hajdari: Duhet dialog e jo të qëndrojmë në rrugë, BE pret ndryshime nga ne!

Kuvend jo funksional/ Balla i përvishet Metës, i kujton gruan

Kuvend jo funksional/ Balla i përvishet Metës, i kujton gruan

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com