Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1945/ Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
1945/ Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve

Nga Kastriot Dervishi/ Dy raporte të shefit të Seksionit të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli, sjellin dëshmi për atë që ngjau me rekrutët shqiptarë gjatë kohës që ishin në territorin e shtetit shqiptar. Autoritetet komuniste të kohës, në rolin e spektatorit nga njëra anë dhe të ndihmuesit ndaj agresorëve jugosllavë, nuk kanë bërë asgjë për të siguruar jetën e këtyre rekrutëve, por kanë kërkuar të bëjnë dorëzimin e tyre. Ajo që bie në sy menjëherë tek raportet e Zoi Themelit, janë gafat e rënda në krye të shkresës teksa në vend të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit shkruhej “Ministria e Mbrojtjes së Popullit”. Emërtesa e kohës ka qenë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare. Në informacionin përkatës pasi shpjegohen ngjarjet që kanë ndodhur i kërkohet qendrës, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, që të sqarojë në duhej apo jo që kosovarët e arrestuar tashmë t’u dorëzoheshin jugosllavëve. Në plotësim të informacionit të lënë përgjysmë, vetë Zoi Themeli, në deklaratën e dhënë në procesin ndaj Koçi Xoxes e ka pranuar se jugosllavëve u janë dorëzuar të gjithë “dezertorët” kosovarë. Më poshtë tre informacione.

***

Ministria e Mbrojtjes së Popullit

Seksioni i Mbrojtjes së Popullit

Krahina III

Shkodër 3 prill 1945

Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Tiranë

Në datën 2 prill në orët e mesnatës dhe pikërisht aty nga ora 1:10 (ora e paqartë në shkrim – shënim), ndërsa partizanët jugosllavë po transportonin një numër prej 1.500 kosovarësh në anën tjetër të Bunës për t’i çuar në Mal të Zi, megjithëse ishin urdhëruar të rrinin përdhe pa lëvizur, një kosovar u tërhoq në buzë të Bunës dhe pastaj u hodh në ujë dhe filloi të notonte me qëllim që të ikte. Përnjëherësh rojet e diktuan dhe i shtinë me pushkë dhe me bomba. Kosovari që u hodh në lumë, nuk u pa më.

Mbas kësaj rojet jugosllave të inatosur nga kjo gjë, u tërhoqën mbrapa dhe pa arsye filluan të shtinin në turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur. Në këtë goditje u vranë 7 veta (ndër ta një jugosllav) dhe u plagosën 13 të tjerë (ndër ta prapa një jugosllav).

Gjithsej arrijnë kështu 18 kosovarë të vrarë dhe të plagosur dhe 2 jugosllavë. Të gjithë këta, si kosovarët dhe jugosllavët u vranë prej partizanëve jugosllavë.

Një vepër e këtillë tregon urrejtjen që ushqejnë këto dy palë ndërmjet tyre dhe aq më keq trajtimin e keq që u bënë jugosllavët kosovarëve.

Shtojmë se shkaktarët e kësaj ngjarjeje janë vetë jugosllavët, të cilët kanë shtyrë pa të drejtë mbi turmën e kosovarëve.

Shefi i mbrojtjes së popullit të krahinës III

Zoi Themeli

***

Ministria e Mbrojtjes së Popullit

Seksioni i Mbrojtjes së Popullit

Krahina III

Shkodër, 5 prill 1945

Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Tiranë

Si ju kam lajmëruar me radiogram, më parë për ngjarjen e Tetovës po ju dërgojmë edhe disa sqarime të tjera.

Dje, rojet e Brigadës II M.P. kanë qenë te ura e Bunës dhjetë (10) kosovare të cilët kishin ikur prej Tetovës dhe vinin këtu. Kur i morën në pyetje këta, ne u përgjigjëm kështu: “Gjatë gjithë rrugës që neve jemi nisur prej Kosove, jugosllavët na kanë munduar dhe na kanë rrahur. S’na linin të pinim as ujë rrugës.

Kur shkuam në Tivar, na futën në një rrugë të ngushtë ku na kishin radhitur për katër; në këtë kohë, ndërsa neve po çlodheshim, dëgjuam të kërcasin disa pushkë, bomba dhe mitraloza nga të gjitha anët dhe që na shtinin neve. Neve, na u duk si një e papritur dhe s’dinim se ç’po ngjiste dhe përse po na vrisnin. Në këtë kohë shokët që kishim përpara dhe mbrapa po vriteshin, ne u turbulluam dhe s’pamë gjë tjetër se ç’ngjante, por ikëm nga mundëm. Nga kodrat dhe nga shtëpitë na shtinin neve që po shkonim.

Të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë janë 500 veta. Të shpërndarë fare pak, kurse të vrarë dhe të plagosur janë shumë.

Gjithashtu shtojmë se kur ishim në Kosovë, një pjesë prej nesh që kishte parë, mundën të ikin duke iu dhënë partizanëve dhe këta liroheshin duke i nxjerrë të sëmurë.

Sjelljet e këtyre partizanëve jugosllavë i keni vënë re dhe në ngjarjen e këtushme që u bë më 2 prill 1945, ku u vranë e u plagosën 18 veta dhe me sa kemi zbuluar ne, ata janë vrarë kot. Pra, që të gjitha këto ngjarje që janë me kaq rëndësi që kanë ndodhur midis partizanëve jugosllavë dhe të mobilizuarve kosovarë, neve jemi vënë në dyshim se midis partizanëve do të ketë shovinistë serbo – mëdhenj të cilët mundohen që të përçajnë popujt e t’i bëjnë këta që urrejnë për vdekje njëri-tjetrin. Nga ana tjetër i japin rast reaksionit të brendshëm dhe të jashtëm që t’i vëzhgoja dhe të ketë se ku të kapet. Me sa kemi parë dhe kemi menduar neve, të kuptojmë në këtë mënyrë.

Tani na lajmëroni për këta kosovarët që kemi kapur, t’jua dërgojmë jugosllavëve apo t’i shoqërojmë neve deri atje.

Na njoftoni për këtë.

Shefi i mbrojtjes së popullit të krahinës III

Zoi Themeli

***

Deklarata e Zoi Themelit në procesin hetimor ndaj Koçi Xoxes, prill 1949

Nga mesi i vitit 1945 jugosllavët duke shoqëruar një numër kosovarësh të mobilizuar për në Mal të Zi, i vrisnin në masë rrugës, pa patur faj. Nga ky veprim disa kosovarë mundën të iknin dhe të dorëzohen në organet tona, duke u kërkuar mëshirë dhe mbrojtje për të shpëtuar kokën. Ne, duke parë këto veprime antinjerëzore, kemi vënë në dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinë e sigurimit dhe kemi sugjeruar që të shpëtuarit të mos u jepeshin jugosllavëve, se do t’i vrisnin. Njëkohësisht kemi kërkuar të vihej në dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bëheshin pa dijeninë e saj. Mirëpo Koçi Xoxe na urdhëroi që kosovarët t’i dorëzoheshin jugosllavëve. Ne nuk e pritëm mirë këtë urdhër. Nga sa jemi informuar, disa nga të riatdhesuarit kanë gjetur vdekjen në Jugosllavi.

Tags: 1945dorëzuanjugosllavëvemasakrambijetuaritshqiperiTivarit

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë

Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë

Operacioni “Bardhaj”/ Tre persona përfundojnë në pranga në Shkodër (Video)

Operacioni “Bardhaj”/ Tre persona përfundojnë në pranga në Shkodër (Video)

Rriten të ardhurat nga emigracioni, Vasili: Shqiptarët po dëbohen nga shtëpia

Vasili: Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, kryekauza e opozitës







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com