Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

1904/ “Ëndrra e dijetarit shqiptar Kostandin Kristoforidhi sapo u realizua”

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga Aurenc Bebja

“Le Matin” ka botuar, të dielën e 18 dhjetorit 1904, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me botimin e fjalorit “shqip – greqisht” të dijetarit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, Kostandin Kristoforidhit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Greqia dhe Shqipëria

“Një dijetar shqiptar, Kostandin Kristoforidhi, i lindur në Elbasan, vdiq në vitin 1895, i cili kishte studiuar në gjimnazin grek të Janinës, ndërmori gjatë jetës së tij dhe përfundoi një fjalor shqip-greqisht, një vepër absolutisht të plotë, të cilën për fat të keq ai nuk mundi ta botonte, pasi vdekja e befasoi atë në mes të punëve të tij të shumta.

Dhe tani ëndrra e Kristoforidhit, i cili pati punuar me guxim për bashkimin e Shqipërisë dhe Greqisë, u realizua sot, dhe vepra e tij kombëtare, rezultati i njëzet viteve të punës së palodhur, shfaqet në dritë në formën e një vëllimi të bukur prej pesëqind faqesh.

Botimi i këtij fjalori mund të konsiderohet një ngjarje akoma dhe më e jashtëzakonshme për arsye se kundërshtarët e idesë greko-shqiptare, të mërzitur se nuk arritën të blejnë atë që konsiderohet me të drejtë një thesar kombëtar, pavarësisht arit që i kishin ofruar autorit, u nxituan të shpallnin se grekët, duke dëshiruar që gjuha shqipe të zhdukej me kalimin e kohës, kishin djegur dorëshkrimin e Kristoforidhit.

Sot është kënaqësi që Greqia i ofron kombit fisnik shqiptar veprën e çmuar të Kristoforidhit, duke paguar kështu një borxh në kujtim të atij që kishte bindjen e palëkundshme që, nga përhapja e gjerë e letërsisë greke në mesin e popullit shqiptar, ky i fundit do të arrinte të formonte gjuhën e vet, ta ngrejë atë, ta fisnikërojë dhe ta bëjë të denjë për përpjekjet e tij civilizuese dhe mendimet e tij fisnike.”

 

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1904-endrra-e-dijetarit-shqiptar-kostandin-kristoforidhi-sapo-u-realizua-botimi-i-fjalorit-te-tij-shqip-greqisht-eshte-nje-ngjarje-e-jashtezakonshme/

Tags: 1904dijetarendrra

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Pse Kosova nuk ka virologë

Nga nesër lejohet shërbimi taksi ndërqytetas, protokolli i masave higjieno-sanitare

“Ç’farë ndodhi në këto 8 javë?”, Vasili del me deklaratën e fortë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com