E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

Pse Kosova nuk ka virologë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Virologjia është nën-fushë e mikrobiologjisë, e cila merret me studimin dhe proceset e virusëve.

Në mungesë të virologëve, me studimin e virusëve në Kosovë janë marrë kryesisht mikrobiologët, kurse luftimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusët e kanë bërë infektologët.

Një mikrobiolog i specializuar, mund të bëhet virolog pasi të ketë përfunduar edhe atë që quhet subspecializim.

Në Kosovë janë gjithsej 45 mikrobiologë. Prej tyre 14 punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa të tjerët nëpër institute brenda spitaleve rajonale në vend.

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, është ndjerë mungesa e virologëve, thotë Lul Raka, mikrobiolog.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai numëron faktorët që kanë ndikuar që Kosova të mos ketë virologë.

“Ka 20 vjet që nuk ka pasur një planifikim adekuat kadrovik dhe as mbështetje financiare nga autoritetet shtetërore, për avancimin e kapaciteteve deficitare që i mungojnë Kosovës. Shpërthimi i kësaj epidemie na tregoi se çfarë roli kanë specializimet e fushës së shëndetit publik”, tha Raka, duke shpjeguar se nuk është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ai që mund të diktojë kornizën e avancimeve në specializime specifike.

Në këtë kuadër, ai tha se mundësitë për këto subspecializime në Kosovë, janë të kufizuara, duke përmendur në radhë të parë mungesat e kapaciteteve njerëzore dhe laboratorike.

“Për të subspecializuar virologjinë, normalisht që duhet të keni teknologjinë e fundit të aparaturës, pajisjeve dhe duhet t’ju mësojë dikush që është virolog. Një pjesë e subspecializimit do të mund të kryhej edhe në Kosovë, por kjo nuk mjafton”.

“Komponenta tjetër është personale dhe vjen nga vetë mjekët. Koha shtesë, nga 4 deri në 5 vjet për subspecializim kanë bërë që sot të mos kemi asnjë subspecialist të virologjisë”, tha ai.

Lexo edhe :   "8 miliardë euro", Italia me paketë stimuluese për bizneset
Lexo edhe :   ‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se subspecializime në fushën e virologjisë nuk ka pasur, për shkak se interesimi primar i mjekëve në shumicën e rasteve ka qenë specializimi.

“Që të ketë një subspecializim në një fushë specifike siç është virologjia, duhet të ketë edhe kapacitete në infrastrukturën mjekësore, por dhe kuadër të subspecializuar të asaj fushe, i cili do të merrej me mentorimin e subspecializantëve”.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka pasur kërkesa për subspecializime të tilla, ndoshta edhe nga fakti se ka munguar iniciativa individuale e specialistëve për një fushë të tillë subspecializimi”, thotë Hoti.

Për ekspertët, pandemia me të cilën po përballet e gjithë bota aktualisht, duhet marrë edhe si zile alarmi, për investime më serioze në shëndetin publik. Zoti Raka në këtë rrafsh thotë se “shteti i Kosovës dhe të gjitha institucionet profesionale duhet të reflektojnë menjëherë duke stimuluar mjekët e rinj që të marrin aftësim specialistik në këto fusha, përfshirë edhe segmentin e subspecializimit në virologji’’.

Ndryshe në Kosovë, përpos 45 mikrobiologë, janë edhe 40 infektologë si dhe 20 epidemiologë. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...