Gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është bërë bashkë me banorët që protestojnë për të ndaluar shembjen e banesave të tyre në zonën e “Unazës së Re”. Kryedemokrati teksa doli para gazetarëve, zgjodhi t’i japë fjalën fillimisht Klevisit, i cili është bërë mjaft i njohur në këtë protestë.
Klevis Hysko është një 12-vjeçar, i cili tregoi para mediave tmerrin që ka përjetuar gjatë kësaj jave. Familjarët e tij janë shoqëruar në komisariat, ndërsa rrezikojnë që ai dhe të afërmit e tij të mbeten pa shtëpi.
“Jam Klevis Hysko, jam këngëtar. Më dridhet shpirti kur flas. Isha në shtëpi, e pyeta mamin:“o mami çfarë keni?”. “Moj të keqen mami, se ça dëgjuam se ka nxjerr një ligj z. Edi Rama që nuk dua t’ia përmend emrin, se ma ka hequr trurin ai person. Jo vetëm që u tromaksën prindërit, por dhe unë.
Dhe më pyesin mësuesit “o Klevis çfarë ke…” .“Ka një javë që si zë gjumi prindërit e mi. Kemi tre shtëpi, në tre shtëpi ka 3 kurora (unë, daja,..). I kanë marrë në komisariatin Nr. 6 mamin, babin, gjithë fisin tim. Kishin 2-3 orë që i kishin marrë. Kjo është një dramë që e përjetojnë të gjithë. Të gjithë fëmijët.
Ju bëj një thirrje të gjithëve. Protestat të mos ndalen, sepse po u ndalëm e kemi të humbur. Falenderoj Bashën dhe mediat e deputetët për mbështetjen”, u shpreh 12-vjeçari.
https://tiranatoday.com/unaza-e-madhe-basha-rama-ka-shkelur-ligjin-banoret-po-persekutohen/