Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

110 kosovarë kthehen nga Siria në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
110 kosovarë kthehen nga Siria në Kosovë

110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri u kthyen në Kosovë. Kthimi i tyre u bë në mesnatën e shkuar nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan. Qytetarët e kthyer janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme përkrah IS-it. Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të IS-it. Konfirmimin e bëri drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për medie. “Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Rashit Qalaj. Sipas tij, në zonën e konfliktit ende kanë mbetur rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Tahiri: Rehabilitim për gratë

Kthimi në Kosovë i këtyre 110 kosovarëve, ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA, konfirmon ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Ai thotë se gratë dhe fëmijët të cilët janë kthyer, kanë qenë viktima të mashtrimit dhe keqtrajtimit. “Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave, që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar për të ardhmen e tyre”, tha ministri Abelard Tahiri. Të kthyerit nga Siria, janë vendosur në një qendër azili në një fshat në periferi të Prishtinës. Kjo qendër azili po mbahet e rrethuar nga forca të shumta policore.

Kthimin në Kosovë të 110 kosovarëve, familjarë të luftëtarëve shqiptar që morën pjesë në konfliktet në lindjen e mesme, e përshëndeti ambasada amerikane në Kosovë. “Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global, për të mposhtur ISIS-in, dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin e këtij numri të madh të civilëve. SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Pse të rinj nga Kosova iu bashkuan IS-it?

Kosova që nga viti 2015 është rreshtuar përkrah aleancës globale kundër terrorizmit. Në po të njëjtin vit, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin, me të cilin ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit. Një valë masive e arrestimeve në Kosovë u krye dy vjet më parë, kur Prokuroria Speciale e Kosovës hapi hetimet kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë, kishte arrestuar mbi 40 nga ta që ishin pjesë apo kishin lidhje me të ashtuquajturin “Shteti Islamik”, IS, 37 nga ta qenë dënuar.

Por, si e kanë shpjeguar sociologët fenomenin e pjesëmarrjes së të rinjve kosovarë në luftërat në Lindjen e Mesme?Artan Muhaxheri, sociolog, ligjërues universitar pati thënë në një intervistë për DW-së se pjesëmarrja e të rinjve përkrah organizatës terroriste të IS-it është një fenomen global dhe edhe Kosova nuk është imune ndaj këtij fenomeni. Sipas Muhaxherit, arsyet pse të rinjtë kosovarë i bashkohen IS-it, janë brishtësia e institucioneve të sigurisë, sistemi i dobët arsimor dhe papunësia e madhe në Kosovë. Sipas Muhaxherit funksionimi i dobët të organeve të sigurisë për faktin se Kosova është një shtet ri dhe pa përvojë në sistemin vetanak të sigurisë, është po ashtu një arsyet e rëndësishme. “Një aspekt tjetër është edhe sistemi i dobët arsimor, sepse ekziston edhe një inflacion në institucionet private të arsimit, por edhe kualiteti i dobët i arsimit, prandaj këta të rinj nuk i marrin bazat e fuqishme të arsimit, kulturës shkencave dhe bëhen me lehtësi pre e indoktrinimit fetar të udhëheqësve fetar të papërgjegjshëm dhe ekstremist”, thotë Artan Muhaxheri.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të ashtuquajur”Shteti Islamik”. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë./DW

 

Tags: ISISkosoveKthimshtetas

TË LIDHURA

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik
Aktualitet

Fluks i madh në Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik

18:53 | 31/05/2025
Protestë studentore në Serbi: “Çohu Serbi” bllokon urat e Beogradit
Rajoni

Protestë studentore në Serbi: “Çohu Serbi” bllokon urat e Beogradit

16:17 | 31/05/2025
Next Post
Video/Kush janë 20 trajnerët më të paguar të futbollit

Video/Kush janë 20 trajnerët më të paguar të futbollit

“Të papunë dhe pa shpresë”, të rinjtë: Mbarojmë shkollën, duam të jemi drejtorë

"Të papunë dhe pa shpresë", të rinjtë: Mbarojmë shkollën, duam të jemi drejtorë

Detajet/Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve grekë, për grabitjen në Rinas

Detajet/Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve grekë, për grabitjen në Rinas

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com