Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për opozitën!

4 vjet ago
in Të Gjitha
Kurba dhe kuota më e rëndësishme për sistemin shëndetësor

Nga Eduard Zaloshnja

Për shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit mund të shërbejnë si një letër lakmusi për zgjedhjet që mbaruan e ato që do të vijnë. Disa nga arësyet më të rëndësishmet janë të renditura në vijim:

Problemet që kanë konstatuar vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it në mënyrë periodike në zgjedhjet shqiptare kanë qenë të lokalizuara në provinca të ndryshme apo në bashki/fshatra të tjera të qarkut Tiranë, por asnjëherë në
kryeqytet (përjashtim bën vetëm viti 1996).

Rezultati elektoral në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit ka qenë gjithnjë barometër politik i zgjedhjeve të rradhës dhe atyre pasardhëse, ngaqë kryeqyteti përbën një konglomerat demografik të krahinave të Shqipërisë.

Vetëm 10 vjet më parë, gara elektorale në kryeqytet përfundoi me fotofinish (ku edhe ambasadori amerikan përveshi mëngët në numërimin e votave…). Në atë garë, PD, LSI, PDIU etj përkrahën Bashën për kryebashkiak, ndërsa PS, PSD, etj. përkrahën Ramën.

Historikisht, në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, është regjistruar përqindja më e ulët e votave të pavlefshme (përjashtim bën vetëm viti 2019, kur opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale). Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, vetëm 2.2% e votave në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit dolën të pavlefshme (në rang republike, dolën 5.1% të pavlefshme).

Pavarsisht ndryshimeve e lëvizjeve demografike në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, nuk ka ndryshuar shumë numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet gjatë dekadës së fundit – rreth 253 mijë vota të vlefshme ishin më
2011; rreth 285 mijë ishin më 2021. Duke mbajtur parasysh faktorët e mësipërm, vlen të analizojmë rezultatet e 25 prillit 2021 për 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit. Si kudo në Shqipëri, PD-ja pati një rritje të ndjeshme të peshës elektorale në kryeqytet – mori 38.2% të votave, nga 28.2% që kishte marrë para 4 vjetësh. Por kjo rritje 10-pikëshe erdhi kryesisht në kurriz të LSI-së, së cilës iu përgjysmua pesha e saj elektorale (si dhe pjesërisht në sajë të PDIU-së, që u shkri me listat e PD-së kësaj here).

Nga ana tjetër, PS-ja mori 49.2% të votave (nga 51.2% para 4 vjetësh), sepse në kurriz të saj u rrit aleatja e vogël PSD. Sidoqoftë, nqs bëjmë një krahasim me zgjedhjet e 2011-ës, kur partitë politike ishin të rreshtuara në mbështetje të Ramës apo Bashës njësoj si sot, vëmë re se PS+PSD morën më 25 prill 51.7% të votave dhe PD+LSI 44.3% (partitë e vogla në mes morën 4%).

Vetëm në tre minibashki, PS+PSD nuk arritën ta kalojnë 50-përqindëshin e votave të vlefshme (në minibashkitë 8, 9 dhe 11), ndërkohë që rezultatin më të lartë e arritën në minibashkinë 1, me 55.5% të votave. Nga ana tjetër, PD+LSI arritën ta kalojnë 50-përqindëshin vetëm në minibashkinë 8, me 51.5% të votave.

E detajuar analiza e mësipërme është ilustruar në grafikun dhe tabelën e mëposhtme, të cilat duhen analizuar me vemndje nga kushdo që don të jetë kryetari apo kryetarja e PD-së më 13 qershor…/javanews

Grafiku 1

Tabela 1. Peshat elektorale në 11 minibashkitë e kryeqytetit më 25 prill

Tags: Eduard ZaloshnjaPDtirane

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
U arrestua për korrupsion/Mjeku kardiolog Edvin Prifti fiton betejën në Apel

U arrestua për korrupsion/Mjeku kardiolog Edvin Prifti fiton betejën në Apel

Reja: Jemi ekip më i mirë, por kujdes nga Andorra

Shqipëria/ Edi Reja nxjerr listën e kombëtares për Uellsin dhe Çekinë

Europa Ligë/ Junajtid sot përballë Vijarealit, 22 vite më parë shokoi Bajernin

Europa Ligë/ Junajtid sot përballë Vijarealit, 22 vite më parë shokoi Bajernin







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë
Sport

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

by mirseda
21:51 | 13/10/2025
0

Rey Manaj realizoi gol në fitoren 0-1 të Shqipërisë në Serbi, teksa pasi festoi me shqiponjë, ai...

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com