Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

11 javë me Covid – 19

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
11 javë me Covid – 19

Nga Ilir Beqaj

Shqipëria mbylli javën e 11të që nga rasti i parë pozitiv i konfirmuar me sëmundjen e Covid-19.

Në mbyllje të javës së 11të të prekurit kaluan numrin 1000. Janë 1004 vetë pozitivë. Në javën e fundit janë 59 raste të reja pozitive.

Janë kryer 13333 testime molekulare me shkallë të përgjithshme pozitiviteti 7,5 %.

Kanë ndërruar jetë 32 vetë. Shkalla e fatalitetit të rasteve është 3,2 %. Deri tani janë shëruar 795 vetë apo 79,2 % e të prekurve.

Në raport me popullsinë qarku më i prekur është qarku i Durrësit. Ndërsa Gjirokastra është qarku me asnjë rast pozitiv.

Me 351 të prekur për 1 milion banorë (2,845,000 vetë popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 sipas INSTAT), Shqipëria renditet e katërta në Evropë midis vendeve më pak të prekura pas Greqisë (276), Sllovakisë (276) dhe Bullgarisë (347).

Me 11 fatalitete për 1 milion banorë, Shqipëria renditet e dyta në Evropë midis vendeve më numrin më të ulët të fataliteteve për 1 milion banorë pas Sllovakisë (5).

Është ende shpejt për të bërë një vlerësim të përgjithshëm për përparësitë e qasjeve të ndryshme të vendeve që u prekën më pak se të tjerët nga Covid-19. Ndërthuren disa faktorë njëherësh përfshirë demografinë, profilin epidemiologjik të vendit, pozicionin gjeografik, modelin e sistemit të kujdesit shëndetësor, kapacitetet e sistemit të kujdesit shëndetësor, strukturën familjare, etj, etj. Por edhe masat administrative në frenimin e përhapjes së sëmundjes luajnë rolin e tyre.

Grafiku në vijim ilustron intensitetin e masave shtrënguese të imponuara nga qeveritë e vendeve përkatëse në 60 ditët e para që nga zbatimi i masës së parë shtrënguese. Krahasohen Shqipëria (AL – masa e parë shtrënguese daton 25 shkurt), Greqia (GR –  masa e parë shtrënguese daton 25 shkurt), Italia (IT –  masa e parë shtrënguese daton 23 janar), Serbia (SRB – masa e parë shtrënguese daton 22 janar), Suedia (SWE – masa e parë shtrënguese daton 9 mars) dhe Gjermania (D –  masa e parë shtrënguese daton 24 janar). Përzgjedhja e 6 vendeve është qasje arbitrare e imja. Ndërsa numri në kllapa përbri emërtimit të vendit në legjendë tregon numrin e fataliteteve nga Covid-19 për 1 milion banorë në 24 maj 2020. Për të përpiluar indeksin, autorët (Universiteti i Oksfordit) kanë marrë në konsideratë 9 masa shtrënguese me një vlerësim nga 0 në 100 (mbyllja e shkollave, mbyllja e kufijve, mbyllja e vendeve të punës, etj).

Ajo që vihet re është se :

Shqipëria ka marrë shumë shpejt masa shtrënguese të avancuara. Brenda 20 ditësh Shqipëria ka kaluar nivelin 80 të treguesit.

Greqia e ka kaluar Shqipërinë në masa shtrënguese, por në mënyrë më graduale.

Serbia ka arritur në nivelin 100 të masave shtrënguese, por pas 58 ditësh.

Suedia, edhe pse është krijuar përshtypja e përgjithshme se ka qenë shumë e lehtësuar, në 40 ditë e para ka qenë më e shtrënguar se Gjermania dhe Serbia.

Në 30 ditët e para nga masa e parë edhe Italia ka qenë relativisht liberale në masat shtrënguese (Italia nuk ka zbatuar një skenar uniform në të gjithë vendin).

Aktualisht niveli i masave shtrënguese në vendet përkatëse rezulton:

Shqipëri 88 (10 maj)

Greqi 74 (17 maj)

Itali 69 (15 maj)

Serbi 57 (18 maj)

Suedi 47 (18 maj)

Gjermani 71 (18 maj)

Të dhënat për Shqipërinë janë të para dy javëve dhe nuk tregojnë realitetin e sotëm.

Tags: Ilir Beqajkoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kishin rekorde kriminale në Belgjikë, policia sekuestron 3.7 mln euro prej dy vëllezërve shqiptarë

Policia arreston 4 persona, ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Prej vitesh në kërkim/ Kush janë tre të miturit shqiptarë që rezultojnë ende të humbur

Prej vitesh në kërkim/ Kush janë tre të miturit shqiptarë që rezultojnë ende të humbur

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Aktualitet

Ikin si minjtë kur mbytet anija”, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan

by mirseda
12:30 | 14/02/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra...

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com