Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

11 armët që Rusia përdor sot kundër Perëndimit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
11 armët që Rusia përdor sot kundër Perëndimit

Nga Edward Lucas, “Center For European Policy Reform”

Arma e parë, është shfrytëzimi i ndarjeve ekonomike, etnike, gjuhësore, rajonale, fetare, sociale, dhe të llojeve të tjera. Kjo është një qasje e rëndësishme ruse. Ndryshe nga taktika kineze “përça e sundo” mbi aleancat e jashtme, ajo ruse bazohet tek aleancat e brendshme. Synimi është i qartë: një vend i dobët, i pushtuar nga tensionet e brendshme, do të ketë më pak kohë dhe energji për të kursyer për sigurinë.

Arma e dytë, janë sanksionet ekonomike, si kufizimet e importeve dhe eksporteve, dhe tranzitit. Unë i dalloj këto nga taksat e rritjes së tarifave tregtare, që po përdoren aktualisht në luftën tregtare SHBA-Kinë. Qëllimi në këtë rast, është përdorimi i dhimbjeve ekonomike, për të shkaktuar presion politik, si një ndëshkim për një qëndrim politik të caktuar.

Arma e tretë, është ndërhyrja në furnizimin me energji, dhe veçanërisht me gaz natyror. Kina, nuk është një eksportuese e energjisë (edhe pse ka adoptuar një qasje disi të ngjashme, me eksportet e saj të mineraleve të rralla). Rusia, ka përfituar nga trashëgimia e infrastrukturës së epokës sovjetike, gjë që e bëri atë një furnizuese thuajse monopol në pjesën më të madhe të ish-perandorisë. Por, përdorimi i pakujdesshëm i kësaj arme, ka prodhuar shpesh efektin e kundërt. Sistemi energjetik i Evropës, është tani shumë më i larmishëm dhe i qëndrueshëm.

Arma e katërt, është ajo financiare. Këtu përshihet shkaktimi i panikut në sistemin bankat, si dhe përdorimi i tregjeve financiare, për të ndëshkuar ose shpërblyer aktorët politikë. Subjektet dhe agjencitë ruse, e shfrytëzojnë me profesionalizëm pozicionin e vendit të tyre në tregjet e obligacioneve dhe mallrave për tregtinë e brendshme – duke ndryshuar në të njëjtën kohë çmimet, dhe parashikuar lëvizjet e ardhshme.

Arma e pestë, është historia e armatimit. Kina të mashtron me historinë e saj, por specialiteti i Kremlinit është nxirja e reputacionit të vendit të shënjestruar, duke i përshkruar ata si nazistë, për shkak të rezistencës ndaj agresionit, apo pushtimit sovjetik. Kjo, dëmton jo vetëm reputacionin e viktimave. Por, shmang vëmendjen nga krimet e Kremlinit.

Arma e gjashtë, janë operacionet e fshehta të informacionit, si sulmet e piraterisë dhe rrjedhjet informative, si ato që u panë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Francë. Këto lloj operacionesh, kërkojnë një kuptim të sofistikuar të mediave, dhe sistemeve politike të vendit të shënjestruar. Dhe ky, është një specialitet rus.

Arma e shtatë, është keqpërdorimi i sistemeve ligjore ndërkombëtare dhe lokale, siç është keqpërdorimi i INTERPOL-it, për të shpallur në kërkim kritikët me akuzat e shpifjes, apo edhe paditë e ndryshme. Synimi në këtë rast, nuk është të fitohet. Por, të frenohet.

Disa miliona dollarë të shpenzuara në procedura gjyqësore, nuk janë asgjë për paditësit rusë. Por, perspektiva e një fature të majme për t’u mbrojtur në gjyq, është e frikshme për median perëndimore, think-tanket, akademikë dhe aktivistët. Për Kreminin, heshtja e tyre, është e artë.

Arma e tetë, është delegimi i luftërave. Kontraktorët privatë të sigurisë, sikurse është Grupi Vagner, ofrojnë një arsenal shërbimesh të plota ndaj diktatorëve në vështirësi, që variojnë nga kibernetika, tek kinetika. Klienti paguan duke ofruar burime natyrore dhe koncesione të tjera – dhe përkrahje diplomatike për Kremlinin.

Arma e nëntë, që përdorin rusët, është shfrytëzimi i ndjenjave fetare, sidomos në mesin e besimtarëve ortodoksë. Kina, nuk ka asgjë për të ofruar në këtë lloj fronti. Por, pavarësia kanonike e Kishës Ortodokse të Ukrainës, ka rënduar kostot e kësaj lloj lufte.

Arma e dhjetë, është përmbysja e normave shoqërore, besimit të publikut dhe institucioneve shtetërore, kryesisht përmes propagandës nihiliste të mediave, si Russia Today dhe Sputnik. Mesazhi është i thjeshtë dhe gërryes: Mos i besoni askujt!

Dhe arma e 11-të, dhe e fundit, është mbështetja ndaj sjelljes antisociale potencialisht të dhunshme. Ky kërcënim i ri, vjen përmes mbështetjes së hapur dhe të fshehtë të agjencive ruse të inteligjencës, ndaj grupimeve që tërheqin veçanërisht të rinjtë e huaj të mërzitur, kryesisht meshkuj. Shembujt përfshijnë vëzhguesit e anti-krimit, klubet e arteve marciale të përziera, dhe bandat e motoçiklistëve. Synimi përfundimtar i këtyre aftësive, mbetet i paqartë./ Tirana Today

Tags: 11 armetkunder5perdorPerëndimitrusia

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
“Më të mirët janë ata që pendohen”, Kryemadhi uron Fiter Bajramin

“Më të mirët janë ata që pendohen”, Kryemadhi uron Fiter Bajramin

“Të bëhet mbret Edi Rama ose…”, Mark Marku: Ka vetëm dy alternativa

“Të bëhet mbret Edi Rama ose...”, Mark Marku: Ka vetëm dy alternativa

Plagosi rëndë babë e bir në protestën e opozitës, kapet autori

Plagosi rëndë babë e bir në protestën e opozitës, kapet autori







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com